Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.
Në takim, siç ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar janë shprehur përgëzime deri te kryeministri Kovaçevski për mandatin.
Pastaj është biseduar për më shumë çështje aktuale siç është kryesimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, sfidat e luftës në Ukrainë, proceset reformuese në vend, implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR rreth zgjedhjeve, çështja rreth eurointegrimeve.
Në takim është theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ndërmarrë kryesimin me OSBE-në me çka janë theksuar edhe përgatitjet që bëhen në atë drejtim.
Lidhur me reformat, bashkërisht është vlerësuar se me rëndësi është të ketë angazhim nga ana e të gjitha subjekteve politike në vend për të gjitha çështjet me interes për qytetarët dhe vendin.
Kryeministri Kovaçevski ka njoftuar se ai dhe Qeveria në tërësi janë të fokusuar në tejkalimin e sfidave të luftës në Ukrainë dhe se koalicioni qeveritar është stabil, bisedimet me kryeministrin Petkov në Bullgari janë në nivel konstruktiv nga dy palët, ndërsa integrimet e vendit janë me rëndësi për perspektivat e qytetarëve në vend si dhe stabilitetin në rajon dhe BE-në.