Kovaçevski: Me mbështetje të vazhdueshme të kompanive krijojmë kushte për rritjen e pagave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, sot e vizituan kompaninë “BiMilk” në Manastir, një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e qumështit, me rastin e 70 vjetorit të ekzistencës dhe funksionimit në tregun maqedonas.


Në vazhdim ua përcjellim deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot së bashku me zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqin, po vizitojmë qumështoren e parë në vend me rastin e 70 viteve të ekzistencës dhe funksionimit në tregun maqedonas.

Ua uroj menaxhmentit dhe punonjësve të kompanisë këtë jubile të madh.

“BeMilk” sot përfaqëson brendi ynë i njohur dhe shtytës i industrisë së qumështit në vend. BiMilk është një faktor i rëndësishëm ekonomik. Mbështetës i ekonomisë lokale dhe fermerëve prodhues të qumështit dhe pjesëmarrës në proceset sociale me mbështetjen e fortë të komunitetit, në korniza të përgjegjësisë së tij sociale si vlerë themelore e kompanisë.

Sot “BiMilk” siguron tregun vendor dhe të rajonit me më shumë se 80 prodhime. Drejtpërdrejtë punëson 220 persona, ndërsa bashkë me bashkëpunëtorët dhe kompanitë me të cilat bashkëpunon, mundëson ekzistencë të rreth 1.500 familjeve në vend.

Suksesi i kësaj kompanie nga industria qumështore është falë zbatimit të strategjisë zhvillimore të drejtuar ndaj fermerëve prodhues të qumështit dhe investim i vazhdueshëm në teknologji të re dhe bashkëkohore për avancimin e punës.

Për atë lloj iniciativash dhe guxim pune edhe në kohë krize, Qeveria vazhdimisht ndan mjete për mbështetjen e kompanive dhe krijojmë kushte për rritje të pagave.

Në kushte pandemie, kemi miratuar dhe zbatuar gjashtë pako masash kundër krizës, me vlerë prej rreth 1.2 miliardë euro. Me këtë strategji efektive kundër krizës, e cila u njoh nga institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, u shpëtuan rreth 60-80.000 vende pune dhe u mbështetën mbi 20.000 kompani.

Kjo vetëm e konfirmon përkushtimin e Qeverisë për qeverisje të përgjegjshme dhe kujdes për standardin e jetesës së qytetarëve dhe avancimin e ekonomisë.

Ne jemi të përkushtuar për të zbutur pasojat e krizës më të madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore. Që në fillim kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbutur rritjen e madhe të çmimeve. Shpejt dhe në kohë miratuam një pako masash me vlerë prej 400 milionë euro për të amortizuar presionet në standardin e jetesës së qytetarëve dhe për të garantuar likuiditetin e kompanive. Të njëjtat po funksionalizohen me shpejtësi të madhe dhe tashmë po japin rezultate.

Në dialog të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, sindikatat dhe të gjitha palët e prekura, ne përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve.

Në këtë mënyrë kemi rritur pagën minimale. Tashmë 80.000 të punësuar, bashkëqytetarë tanë, punëtorë në veprimtari dhe industri të ndryshme, marrin pagë minimale prej 18.000 denarë. Gjithashtu shteti subvencionon edhe pjesën që lidhet me kontributet.

Pensionet patën rritjen më të madhe në histori. Në dialog me pensionistët, ne kemi përcaktuar një metodologji me të cilën pensionet do të rriten vazhdimisht pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë. Gjithashtu i kemi ndihmuar me ndihmë të drejtpëredrejtë prej gjithsej 3000 denarë për tre muaj.

Në kushte kur çmimet e karburanteve në berzat botërore po rriten çdo ditë, përmes uljes së TVSH-së dhe akcizave, sot kemi derivatet më të lira në rajon, gjë që është veçanërisht e mirëpritur si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë.

Ulja e TVSH-së për produktet bazë në 0%, si dhe ngrirja e marzheve bëri që çmimet e këtyre produkteve të mos rriteshin në mënyrë të pakontrolluar, duke mbrojtur kështu standardin jetësor të qytetarëve dhe duke mbushur shportën e konsumit.

Për kompanitë kemi mundësuar mbështetje financiare nëpërmjet Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale, përmes përdorimit të kredive pa interes, përdorimit të Fondit garantues ,si dhe linjave të favorshme kreditore që do të mundësojnë tranzicion të gjelbër. Para nesh është një periudhë plot sfida për të cilat jam i bindur se me qasjen e duhur, me përkushtim dhe bashkërisht do t'i kalojmë.“