“Nuk lejuam që të ketë rritje të mëdha të çmimeve siç është kudo në Evropë. Nëse i shohim të gjitha krahasimet në rajon dhe më gjerë, Republika e Maqedonisë së Veriut ka çmime më të ulëta të burimeve të energjisë dhe çmim më të ulët të produkteve ushqimore bazë, krahasuar me të gjitha”, u përgjigj Kryeministri Dimitar Kovaçevski për një pjesë të efekteve të masave të miratuara kundër krizës, në pyetjen e deputetëve të parashtruar në mbledhjen e pyetjeve parlamentare në Kuvend.
Ai tha se Qeveria reagoi në kohë në krizën më të madhe ekonomike, në të cilën gjendet e gjithë Evropa pas Luftës ë Dytë Botërore, të shkaktuar nga rritja e çmimeve të burimeve të energjisë, me efektin e zgjatur të krizës së koronës, por edhe me rritje të paparë, me sulmin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën.
“Qeveria, në përputhje me këtë situatë, në kohë ka përgatitur një pako masash, me një shumë të përgjithshme prej 615 milionë eurosh, për të zbutur rritjen madhe të çmimeve, për ruajtjen e standardit të qytetarëve dhe për ruajtjen e likuiditetit të kompanive. Një pjesë e mjeteve financiare janë paraparë në Buxhetin e vitit 2022, duke marrë parasysh se ka pasur krizë energjetike, por një pjesë janë bërë gjatë vitit 2022, në mandatin e Qeverisë së re.
Ajo pako e masave ishte në vlerë prej 400 milionë euro, e cila kishte të bëj me një pjese të uljes së të ardhurave nga taksat dhe akcizat për shtetin, me qëllim të uljes së çmimeve të lëndëve të para dhe produkteve finale, pjesa e dytë janë transferet drejtpërdrejta financiare për qytetarët më të cenueshëm në vend dhe e treta – përmes sigurimit të mjeteve financiare për ruajtjen e likuiditetit të kompanive, në kushte të rritjes së burimeve të energjisë që janë pjesë e procesit të prodhimit dhe shërbimit të tyre”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Si rezultat i masave kundër krizës që i miratoi Qeveria, Kryeministri theksoi se “qytetarët kanë fatura për 400 denarë më pak në muaj se sa do të ishin, se 35.000 qytetarë në mënyrë shtesë nga kategoritë më të cenueshme kanë 1000 denarë më shumë në muaj për të mbuluar shpenzimet e tyre dhe mjete shtesë për varfërinë energjetike për të mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike".
“Me masën me uljen e normës preferenciale të TVSH-së për produktet ushqimore bazë për konsum njerëzor nga 5 në 0%, nga prilli deri në qershor i këtij viti, amvisëritë kursejnë mesatarisht rreth 475 denarë në muaj. Bëhet fjalë për produkte si buka, sheqeri, mielli, vaji, qumështi, mishi dhe vezët dhe këto produkte marrin pjesë me rreth 27 % në konsumin mesatar të familjeve, përkatësisht shpenzojnë rreth 9.500 denarë sipas shportës konsumuese minimale sindikale. Masa e dytë, e cila synonte çmimet e ushqimeve, ishte ngrirja e marzheve të produkteve bazë. Ne po bëjmë gjithçka për të zbutur rritjen e madhe të çmimeve”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai theksoi edhe masën për subvencionimin e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve për produktet bazë, 1.000 denarë për tre muaj për 35.000 shfrytëzues; vendosja e një mase autonome për importin e produkteve ushqimore dhe lëndëve të para për të cilat janë hequr detyrimet doganore dhe janë rritur kuotat e importit, duke siguruar kështu funksionimin e lëndëve të para për industrinë ushqimore në vend, si dhe përmes marrëveshjeve me eksportuesit më të mëdhenj të lëndët e para ushqimore, si Serbia dhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta sigurohen produktet finale dhe lëndët e para.
Me vendosjen e masës autonome për vazhdimin e taksës së TVSH-së prej 5 për qind në qarkullimin e energjisë elektrike në amvisëri deri në fund të këtij viti, e cila është paraparë të jetë e vlefshme deri në korrik, siç theksoi Kryeministri, amvisëritë kursejnë rreth 120 denarë në muaj vetëm në këtë bazë, dhe me këtë masë nga korriku deri në dhjetor norma e TVSH-së për energjinë elektrike do të jetë 5% në vend të 10% dhe në bazë të të dhënave të EVN Home, amvisëria mesatarisht në bazë të kësaj mase do të kursejë 150 denarë ose 900 denarë për periudhën e caktuar. Kryeministri shtoi se tashmë janë duke u punuar përllogaritjet për ndryshimin e metodologjive për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar dhe do të zbatohet nga 1 korriku i këtij viti. Ai bëri të ditur se po vazhdon rekomandimi për përcaktimin e programit për varfëri, që do të thotë se personat me të ardhura të ulëta marrin në bazë të kësaj mase nga 7.200 deri në 9.600 denarë në vit për mbulimin e shpenzimeve për rrymë, gjegjësisht nga 600 deri në 800 denarë për mbulimin e shpenzimeve të tyre.
Kryeministri Kovaçevski vuri në dukje subvencionimin e energjisë për ngrohje, gjithashtu marrë edhe nga shteti, i cili nuk mundëson ndërprerje të furnizimit me ngrohje në qytetin e Shkupit dhe rritje të çmimit të energjisë për ngrohje.
Lidhur me standardin e jetesës, Kryeministri Kovaçevski theksoi rritjen historike të pensioneve dhe përkrahjen e mëtejshme për amvisëritë dhe kompanitë.
“Këtë vit do të kemi historikisht rritjen më të madhe të pensioneve me dy harmonizimet, njëra që tashmë është realizuar dhe e dyta që do të ndodhë në shtator sipas metodologjisë së re. Po ashtu, 1000 denarë janë ndarë për 3 muaj për të gjithë pensionistët që të mund të përballen më lehtë me rritjen e çmimit të energjisë dhe produkteve ushqimore bazë. Po ashtu vazhdojmë të subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike për tregun e rregulluar, amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, në mënyrë që çdo amvisëri të kursejë mbi 2,000 denarë. Masat e radhës i referohen mbështetjes së kompanive, ku përmes Bankës Zhvillimore janë siguruar linja kreditore të favorshme që janë në dispozicion të kompanive për ruajtjen e likuiditetit të tyre dhe linja të veçanta kreditore të buta për transformimin e energjisë dhe ndërtimin e termocentraleve për burime të ripërtërishme të energjisë”, kumtoi Kryeministri Kovaçevski lidhur me masat kundër krizës në pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.