Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ua uroi Ditën e punës – 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe punëtoreve në vend.
Në porosinë e tij festive Kryeministri thekson se punëtorët në të dhe në Qeveri kanë aleat për çdo çështje, si dhe se të gjithë së bashku, Qeveria, punëtorët dhe sindikatat, do t’i tejkalojnë të gjitha sfidat.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim urimin e Kryeministrit Kovaçevski me rasti e 1 Majit në tërësi:
“Punëtorët janë forca shtytëse e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror. Prandaj kjo Qeveri dhe unë si kryeministër e njohim dhe vlerësojmë mundin e tyre.
Ditën ndërkombëtare të punës këtë vit e festojmë në kushte të krizës globale ekonomiko-energjetike. Edhe përkundër të gjitha sfidave, mbetëm të përkushtuar në përmirësim të kushteve për punë dhe rritje të rrogave të punëtorëve.
Që në tre javët e para të punës së Qeverisë, erdhëm drejt rritjes historike të rrogës minimale në 18.000 denarë.
Me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë filluam dialog për arritjen e marrëveshjes së re kolektive për sektorin publik. Me të do të mundësohet rritje e vazhdueshme të rrogave sipas kritereve të cilat bashkërisht do t’i konstatojmë.
E diela ditë jo pune është edhe një hap përpara drejt avancimit të të drejtave të punëtorëve dhe drejtësisë sociale. Ky ligj është vërtetim se kujdesi dhe mbështetja për punëtorët është prioritet i Qeverisë.
Unë gjithmonë kam qenë dhe do të jem në anën e punëtorëve, ata tek unë dhe Qeveria kanë aleat për çdo çështje dhe çdo problem bashkërisht do ta zgjidhim. Ka akoma shumë punë në këtë fushë, por së bashku me punëtorët dje sindikatat do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat.
Në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë, u shpreh mirënjohje të madhe të gjithë punëtorëve në vend.”