Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski, sot vizituan digën e re “Konsko”, e cila është në fazën e ndërtimit. Ky akumulim artificial është pjesë e hidrosistemit “Fusha Gjevgjelisë” dhe vënia e tij në përdorim do të nënkuptojë sigurim në kohë të ujit për ujitjen e 4.000 hektarëve tokë të re bujqësore.
“Veçanërisht kam nderin që këtu në këtë objekt kapital, i cili ka një rëndësi të madhe për rajonin juglindor, shohim se gjërat po rrjedhin sipas dinamikës së planifikuar dhe tashmë mbi 80 për qind e ndërtimit ka përfunduar. Bëhet fjalë për projekt më të madh infrastrukturor, siç nuk ka pasur në 50 vitet e fundit. Ky akumulim pritet të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin rajonal në më tepër aspekte siç janë: sigurimi i ujit të pastër për ujitje të tokës bujqësore, zhvillimi i peshkimit dhe turizmit”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Qeveria vazhdon të investojë në objekte kapitale infrastrukturore, ndërsa me ndërtimin e pendës "Konsko" fokusimi më i madhe bëhet në bujqësi, si një nga shtytësit e ekonomisë maqedonase.
“Në këto kohëra krize, përveç me subvencione intervenuese, bujqve u ndihmojmë edhe me investime në investime kapitale, të cilat janë me vlerë të përhershme dhe me të cilat në afat të gjatë mundësojmë prodhim bujqësor të qëndrueshëm, por edhe konkurrues”, tha Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se penda, bashkë me investimet e tjera në ekonominë e ujërave, siç është edhe ndërtimi i sistemeve për ujitje, janë pjesë e Planit Nacional për prodhimin e ushqimit.
“Plani Nacional për prodhimin e ushqimit, që për herë të parë e miratoi kjo Qeveri, në planin afatmesëm dhe afatgjatë, do të thotë rritje e prodhimit të ushqimit vendor dhe pavarësi e importit. Me kushte të favorshme dhe ndihmë shtetërore inkurajojmë bujqit që të orientohen drejt rritjes së prodhimit të kulturave bujqësore strategjike, të përdoren burimet, të rritet prodhimi dhe sasitë e kapaciteteve përpunuese vendase.
Përveç kësaj, për shkak të rritjes së prodhimit të kulturave bujqësore strategjike, veçanërisht grurit dhe misrit, gati 6.000 hektarë tokë shtetërore përgatitet t’u ndahet bujqve, të cilët do të marrin edhe për shkak të rritjes së prodhimit edhe rritje të subvencioneve”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi se dita e sotme është ditë e madhe sepse sot shënohet vdekja e themeluesit tonë më të madh maqedonas, udhëheqës të luftës sonë revolucionare maqedonase.
“Sot shënojmë ditën e Goce Dellçevit dhe nuk ka shembull më të mirë që ta festojmë si shembull i gjeneratës sonë, gjaneratave para nesh, gjeneratave pas nesh të mblidhen në një vend si përfaqësues të një kompanie konsulente të Gjermanisë që kanë punonjës nga Gjermania dhe Holanda, përfaqësues të një kompanie kontraktore që ka punonjës nga i gjithë Ballkani, përfaqësues të inxhinierëve tanë, punonjësit tanë nga të gjitha qytetet e vendit, përfaqësues të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend, sepse Goce Dellçevi luftoi edhe brezat pas tij për një shtet të pavarur maqedonas shtet i cili do të jetë i begatë, i cili do të jetë i zhvilluar ekonomikisht, një vend që ne e kemi bërë anëtar të NATO-s, një vend që është një hap më afër anëtarësimit në BE. Shtet të cilin bashkë me qytetarët e tij, me të gjithë partnerët tanë strategjikë, bashkë me të gjithë fqinjët tanë do të jetë një vend për zhvillimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe një vend për prosperitetin ekonomik të të gjithë qytetarëve”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nikolovski theksoi se investimi i përgjithshëm në digën “Konsko” është 40 milionë euro, mjete të siguruara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Programi për Zhvillim Rural, duke theksuar se në “Plani Kombëtar për Prodhimin Ushqimor “Një nga shtyllat është investimi në sistemet e ujitjes.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nikolovski theksoi se investimi i përgjithshëm në pendën “Konsko” është 40 milionë euro, mjete të siguruara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Programi për Zhvillim Rural, duke theksuar se në “Plani nacional për prodhimin e ushqimit , një nga shtyllat janë investimet në sistemet për ujitje.
“Ujitja në kohë dhe e rregullt e sipërfaqeve bujqësore që do të sigurohen nga kjo pendë është një parakusht kyç për prodhim cilësor. Vitet e fundit ky ka qenë një problem i madh për bujqit dhe ka rritur kostot e tyre të prodhimit. Me pendën sigurohet uj i nevojshëm për ujitje gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë shpenzime më të ulëta dhe prodhim bujqësor më konkurrues", tha Nikollovski.
Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Nikollovski uruan realizuesit, kompaninë "Serka Taahhut Inshaat - Akeli", nga Turqia, për realizimin e suksesshëm të deritanishëm.