Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot vizitoi dhe hapi repartin për rezonancë magnetike në kuadër të repartit për rëntgen në IPSH Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar – Prilep.
“Vizita jonë në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep është me rastin e hapjes së repartit në repartit në të cilin është vendosur aparati për rezonancë magnetike sapo i blerë.
Rezonanca magnetike është në dobi të madhe për qytetarët e Prilepit dhe rrethinës. Në këtë repart prej sot shërbim më të lartë shëndetësor të nevojshëm për diagnostikim të saktë do ta marrin rreth 120 mijë qytetarë”, tha Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se pas më shumë se 50 vjet spitali fiton aparat modern për rezonancë magnetike me të cilin tani do të mund të realizojë më plotësisht misionin e tij – të sigurojë shërbim më cilësor shëndetësor për popullatën e Prilepit, Krushevës dhe Makedonski Brodit dhe për mbarë rajonin.
“Qytetarët e Komunës së Prilepit dhe rrethinës nuk do të udhëtojnë më as në Shkup e as në Manastir për të marrë këtë shërbim shëndetësor. Tani atyre ju është dhënë mundësi të kenë qasje të lehtë, pa shpenzime shtesë dhe kohë për afat, që menjëherë t'i marrin rezultatet”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai theksoi se në dy vitet e fundit pandemia tregoi se investimet në shëndetin publik janë investime në shëndetin dhe të ardhmërinë vendit tonë.
“Për këtë shkak vazhdojmë me investime në shëndetësinë publike dhe për punonjësit shëndetësorë të motivuar dhe qytetarë të kënaqur. Pagat e të gjithë punonjësve shëndetësorë që nga fillimi i këtij viti janë rritur për pesë përqind. Për këtë qëllim në Buxhetin e vitit 2022 janë siguruar 600 milionë denarë.
“Për katër vite kemi rritur pagën bazë të mjekëve specialistë me 40 për qind, infermierëve nga 20 deri në 23 për qind, mjekëve të përgjithshëm për 25 për qind dhe punonjësve të shëndetësisë për 15 për qind”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se është korrigjuar koeficienti për kujdestari, ndërsa për specialistët e rinj është mundësuar sigurim shëndetësor, kujdestari të paguara dhe kompensim mujor në lartësi të pagës bazë të mjekut të përgjithshëm.
Për katër vite kemi rritur pagën bazë të mjekëve specialistë me 40 për qind, infermierëve nga 20 deri në 23 për qind, mjekëve të përgjithshëm për 25 për qind dhe punonjësve të shëndetësisë për 15 për qind”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se është korrigjuar koeficienti për kujdestari, ndërsa për specialistët e rinj është mundësuar sigurim shëndetësor, kujdestari të paguara dhe kompensim mujor në lartësi të pagës bazë të mjekut të përgjithshëm.
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali deklaroi se vazhdojnë investimet në burime njerëzore dhe pajisjen e institucioneve publike shëndetësore me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët.
“Në spitalin e Prilepit, për forcimin e kuadrit janë dërguar 40 specializime për periudhë katërvjeçare, prej të cilave vetëm vitin e kaluar - 26 specializime dhe 4 subspecializime.
Në fushën e pajisjeve është prokuruar një EHO e re gjinekologjike, një digestor i ri për patologji”, shpjegoi ministri Sali dhe njoftoi se në rrjedhë është procedura për blerjen e pajisjeve mjekësore, aparateve për anestezion, kirurgji, terapi fizike, pediatri, mjekësi e punës, pacient-monitorë për transport.
Drejtoresha Kati Smileska tha se vitin e kaluar Spitali i Përgjithshëm në Prilep dërgoi 30 mjekë në specializim dhe falënderoi stafin për punën e tyre, sakrificën dhe përkushtimin, si dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore në bashkëpunim me të cilat, siç tha ajo, arrijnë të sigurojnë pajisje dhe aparate të cilat ndihmojnë në punën e përditshme.