Kovaçevski: Të rinjtë janë një forcë lëvizëse në vend që udhëheqin proceset zhvillimore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mori pjesë në panelin e mbajtur në kuadër të prezantimit dhe promovimit të hulumtimit “Pjesëmarrja socio-politike e të rinjve” të organizuar nga Fondacioni për Demokraci Vestminster dhe TIM Instituti.

 

Kryeministri Kovaçevski u ndërlidh në diskutimin e iniciuar nga kryetari i Sindikatës së Shkollave të Mesme Lluka Paviçeviq, Rita Behadini, gazetare dhe kryetare e Qendrës për Mundësi të Barabarta Mollëkuqja dhe Deniz Selmani, menaxher programi i Romalitiko, si dhe theksoi se Qeveria duke hapur mundësi për pjesëmarrjen e të rinjve në sektorët që kanë ndikimin më të lartë në PBB-në dhe rritjen ekonomike të vendit si industria e TI-së, digjitalizimi dhe energjetika, veçanërisht në ndërtimin dhe vënien në funksion të objekteve të energjisë së ripërtërishme.

Këto prioritete, me pjesëmarrjen më të madhe të të rinjve, theksoi Kryeministri Kovaçevski, kompensojnë pasojat e mosvazhdimësisë së zhvillimit të vendit tonë, i cili nga ekonomia ekstensive që dominoi deri në pavarësi, bëri një tranzicion serioz në një ekonomi të bazuar në teknologjitë bashkëkohore, ku vend dominues kanë të rinjtë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në pjesën e debatit në konferencën “Pjesëmarrja socio-politike e të rinjve”, e cila prezantoi rezultatet e anketës “Pjesëmarrja socio-politike e të rinjve”, theksoi se Qeveria vazhdon me politikat për të inkurajuar të rinjtë të marrin pjesë në proceset për zhvillimin e vendit tonë sepse në të kaluarën kanë marrë pjesë në avancimin e vendit dhe të mbetesin për të udhëhequr këto procese.

Lidhur me këtë, tha Kovaçevski, me iniciativë të Qeverisë ka filluar përgatitja për përpunimin e Ligjit të ri për arsimin e mesëm, i cili duhet të zëvendësojë ligjin ekzistues, i cili ekziston për 20 vite dhe nuk e merr parasysh zhvillimin e shpejtë të shoqërive, veçanërisht për sa i përket pjesëmarrjes në teknologjitë e reja digjitale që në pjesë më të madhe i përfshijnë të rinjtë.

Kryeministri Kovaçevski tha se qëllimi i Qeverisë është të rrisë besimin e të rinjve dhe ata vetë të marrin pjesë në krijimin e një të ardhmeje të sigurt duke zbatuar politika të synuara për rritjen e punësimit të të rinjve dhe një shoqëri në të cilën të rinjtë do të njohin një bashkësi për një jetë më të mirë për të gjithë.