Kovaçevski: Rivitalizim i hidrocentraleve të mëdha për stabilitet afatgjatë të sistemit energjetik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim me rastin e 65 vjetorit të lëshimit në përdorim  të hidrocentralit të Vrutokut.

Në vazhdim vijon fjalimi integral i Kryeministrit.

 
“Kam kënaqësi të veçantë që jam pjesë e kësaj ngjarjeje që shënon 65 vjetorin e ekzistimit të termocentraleve të Maqedonisë së Veriut.

 
Pikërisht sot përfundojnë 65 vjet nga fillimi i punës dhe lëshimi në përdorim i hidrocentralit të Vrutokut, i cili bashkë me hidrocentralet Vërben dhe Raven, përfaqësojnë tërësinë e hidrosistemit të Mavrovës.

Në vitin 1957, kur filloi puna e Vrutokut dhe kur përfundoi hidrosistemi i Mavrovës, u vunë në funksion kapacitetet që kishin rol të sigurojnë pavarësinë energjetike të shtetit të sapokrijuar maqedonas.

Gjeneratat që ndërtuan hidrosistemin e Mavrovës i ngarkuan të gjithë të kujdesen që këtë pavarësi energjetike ta ruajmë në të gjitha vitet që pasojnë dhe vijojnë. Në përputhje me zhvillimin e shoqërisë dhe nevojave të energjisë elektrike dhe si përgjigje e të gjitha krizave energjetike me të cilat ballafaqohemi.  

Sot, në kujtim të asaj përpjekjeje të madhe, jemi këtu për tu njoftuar se në përpjekjet e përgjithshme për sistem afatgjatë dhe të qëndrueshëm energjetik, fillon rivitalizimi i hidrocentrale të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pronësi të SHA EEM.

Me këtë projekt të madh do të përfshihen hidrocentralet Vrutok, Vërben, Raven, Tikvesh, Shpilje, Glloboçicë, Kozjak dhe hidrocentrali Sveta Petka.

Fuqia e instaluar e këtyre hidrocentraleve është rreth 85% e fuqisë së përgjithshme të instaluar në hidrocentralet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ato marrin pjesë në prodhimin mesatar prej 1.280 gigavat në orë, përkatësisht sigurojnë 20% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përveç në pjesën e prodhimit të energjisë elektrike, këto hidrocentraleve kanë një vend të rëndësishëm në menaxhimin dhe stabilitetin e gjithë sistemit elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rregullimin e tensionit dhe frekuencës, si dhe në mbulimin e “kulmeve ditore” të konsumit të energjisë elektrike.

Hidroenergjia, si një nga burimet e ripërtërishme të energjisë ndër të tjera, është e nevojshme për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike për të përballuar rritjen e shfrytëzimit të burimeve të veta të vendit. Ta sigurojmë çdo mundësi për shkak të paqëndrueshmërisë së tregut të energjisë elektrike.

Përveç renovimit të pjesës makinerike të këtyre objekteve, përfitim shtesë i projektit është rritja e kapacitetit të akumulimit të Mavrovës që do të sigurojë rritje të prodhimit vjetor të energjisë elektrike prej rreth 40 gigavat orë.

Një rritje e tillë e prodhimit të energjisë nga uji do të thotë kursim prej 36.4 mijë tonë CO2.

Prandaj po nisim projektin për revitalizimin e hidrocentraleve të mëdha. Për të përforcuar stabilitetin dhe pavarësinë energjetike, përmes prodhimit të vazhdueshëm të energjisë së pastër dhe të gjelbër në vend.

Kjo është në përputhje me politikat dhe praktikat e Bashkimit Evropian, si dhe në përputhje me dokumentet strategjike, gjegjësisht Programin operativ të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 - 2024, në fushën e energjetikës.

Koha totale për zbatimin e projektit pritet të jetë nga viti 2022 deri në vitin 2026.

Mjetet për realizimin e këtij projekti kapital në vlerë prej rreth 29 milionë euro do të sigurohen nga grante dhe kredi të favorshme, si dhe nga mjetet vetanake të Elektranave të Maqedonisë së Veriut.

Në planin afatgjatë, kriza energjetike na ka motivuar të përshpejtojmë transformimin e energjisë që do të sigurojë pavarësinë energjetike.

Në kohë krize, ne ndërmarrim hapa të guximshëm dhe projekte investimi që transformojnë sistemin energjetik dhe që synojnë përdorimin e burimeve të ripërtërishme  të energjisë dhe pavarësinë energjetike me përfitime të mëdha për qytetarët.

Termocentrali i ri fotovoltaik “Oslomej” do të prodhojë energji të pastër vendore dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e ambientit jetësorë. Me këtë termocentral, përveç furnizimit me energji elektrike të nevojave të rreth 2800 amvisërive, po bëjmë edhe rikultivimin dhe përmirësimin e 15 hektarëve.

Ky është projekti i parë që zëvendëson prodhimin e energjisë elektrike nga teknologjia ndotëse në teknologjinë e pastër dhe si i tillë është një shembull për projektet e ardhshme të tranzicionit energjetik në Ballkanin Perëndimor.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit të terminalit të gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropol të Greqisë për depozitimin dhe gazifikimin e gazit natyror të lëngshëm, me kapacitet mbi 5.5 miliardë metra kub.

Për më tepër, Cebren, projekti monumental, është në fazën e dytë për herë të parë. Janë nëntë ofertues që janë në proces të shqyrtimit në terren të hapësirës, për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në atë tender.

Dua të theksoj se ne përballemi me një sërë sfidash, kombëtare dhe rajonale kur bëhet fjalë për t'iu bashkuar tranzicionit global të energjisë.

Teknologjitë e reja në burimet e ripërtërishme, efiçenca e energjisë, gazifikimi, por këto janë procese të pashmangshme investimi që sjellin përfitime në planin afatgjatë”.