Kovaçevski: Me rritjen e pagave terguam se puntorët janë në vend të parë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga ministri e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Lupço Nikolloski , zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike dhe investime Fatmir Bytyqi, kryetarin e Probishtipit, Dragan Ansatasov, në kuadër të vizitës në Komunën e Probishtipit e vizitoi kompaninë “Bulmak 2016”
 e cila është një shembull i shkylqyer për punën e suksesshme dhe me  strategji të qartë biznesi.

Në vazhdim të kumtesës u’a përcjellim deklaratën e kryeministrit Kovaçevski:

 Më paraqet ndërë dhe kënaqësi që sot jemi në Probishtip, ku e cila historikisht është një rrajon e minierave.

Sot jemi këtu ti përshëndetur suksesiin e vazhdueshëm të punëve dhe përpjekjet e menaxhimit dhe të pronarëve të kompanisë “ Bulmak 2016

 

Me strategji dhe vizion të qartë  ata nga miniera “Zletovo” si kompani në falimentim  në kohë të shkurt kohore bënën tregim të sukseshëm ekonomik.

Miniera “Zletovo” e cila ka një kuptim të thelbësore për qytetin dhe rrethin,  është vendi ku janë të punsuar 454 inxhinier dhe minier, diçka që jep fuqi kësaj qyteti dhe që ec në progres.

Që nga koha krizës dhe pandemisë me KOVID-19 “ kompania “Bulmak 2016” është ndër kompanitë më të sukseshmë në vend.                                                                                                                   

 Në “Zletovë” dhe “Toranicë” kompania ka të punësuar rreth 800 punëtorë. Rriti prodhimin dhe jo vetëm që e ruajti nivelin e pagave, por rriti edhe pagat e punonjësve në krahasim me vitet e kaluara.

 Minierat janë një nga shtytësit kryesorë të ekonomisë sonë. Me mbi 100 miniera aktive, së bashku me aktivitetet shoqëruese që i shërbejnë, ky sektor punëson rreth 10.000 punonjës dhe merr pjesë me më shumë se 10% në prodhimin e përgjithshëm industrial të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në emër të respektit dhe mirënjohjes të denjë për punën e palodhur të minatorëve, kjo Qeveri ka përmbushur kërkesën e tyre të kahmotshme për uljen e moshës së pensionit dhe ka korrigjuar një padrejtësi të madhe. Me ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, minatorët tashmë të drejtën e pensionit e kanë 50 vjeç në vend që ishte 58.

 Kujdesi për punëtorët dhe qytetarët është prioriteti i parë i kësaj qeverie. Në kushtet e krizës më të madhe botërore, vazhdojmë me politikat që nxisin rritjen e pagës mesatare e cila tejkaloi 30.000 denarshen.

 Pensionet pësuan rritjen më të madhe historike, së pari nëpërmjet korrigjimit të bërë në fillim të vitit nëpërmjet ndryshimit të metodologjisë dhe harmonizimin që do të pasojë në tetor.

 Trendi i rritjes dhe i zhvillimit të kompanisë është i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe komunës së Probishtipit.

Gjithashtu, dua të përmend se kompania "Bulmak 2016" është rezultat i marrëdhënieve të mira ekonomike me Bullgarinë fqinje, me potencial për avanicim të mëtejshëm.

Republika e Bullgarisë është partneri ynë i gjashtë më i madh tregtar dhe kemi një shkëmbim tregtar mbi 581 milionë euro në total.

 “Bulmak 2016” është një shembull i bashkëpunimit të përbashkët investues që duhet ndjekur. Bullgaria fqinje është ndër dhjetë partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, siç janë fqinjët tjerë  si ajo Greqia dhe Serbia.