Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të agjendës së Samitit Ballkan i Hapur, mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët në të cilën morën pjesë përfaqësues të përfaqësive diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare të përfshira në rajon.
Në fjalimin e tij, Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen për Ballkanin e Hapur, i cili si iniciativë rajonale ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajon.
“Ne ndërlidhemi me një synim të qartë, të hapur dhe publik që njerëzit tanë të ndjejnë menjëherë përfitimet e asaj që ne ofrojmë. Presim që ato përfitime të ndihen në buxhetin e brendshëm të miliona familjeve, në cilësinë e jetës së miliona qytetarëve”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se nisma është e hapur për të gjitha vendet e rajonit.
Kovaçevski theksoi se nga pikëpamja politike, Ballkani i Hapur synon të përshpejtojë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t'i kontribuojë secilit prej vendeve të tij në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda një periudhe të arsyeshme kohore.
“Një Ballkan i Hapur është vazhdimësia jonë autentike e procesit të Berlinit. Me mbështetjen ndërkombëtare të iniciativës, ajo forcon integrimin evropian të rajonit dhe është në përputhje të plotë me politikat dhe rregulloret evropiane", tha Kovaçevski.
Kovaçevski shtoi se Ballkani i Hapur vazhdon të hap mundësi të reja për qytetarët e rajonit si bashkëpunimi në turizëm, bashkëpunimi më i madh kulturor në rajon dhe krijimi i një kalendari të përbashkët i ngjarjeve kulturore që do të sjellë lëvizshmëri më të madhe të publikut dhe do të inkurajojë turizmin kulturor.
Në këtë drejtim, ai theksoi marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave dhe titujve shkencor si kontribut për lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon, si memorandum bashkëpunimi ndërmjet administratave tatimore të vendeve të Ballkanit.
Liderët e tjerë të Iniciativës Ballkani i Hapur, Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, si dhe mysafirët, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi Dritan Abazoviq, Kryesuesi i Këshillit të ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, në fjalimet e tyre theksuan është e dukshme mbështetja e përfaqësuesve diplomatikë dhe organizatave ndërkombëtare në rajon dhe theksuan se çdo mbështetje dhe rekomandim tjetër është i mirëseardhur për të forcuar iniciativën.
Me këtë kontribut për mbështetje të Ballkanit të Hapur në këtë debat morën pjesë edhe eurokomesari për politikë fqinjësore dhe zgjerim të BE-së, Oliver Varheji, ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kristofer Hil, zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Xhulia Smit, Sekretaria e Përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Majlinda Bregu, drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Xhikiq, si dhe drejtorët ekzekutiv dhe përfaqësues të lartë të USAID, Fondacionit Fridrih Ebert, Fondacionit Vestminster, të Institutit Demokratik Republikan (IRI), të kancelarive të Këshillit të Atlantikut në rajon, të Institutit Demokratik Nacional (NDI) si dhe Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Rajonale për bashkëpunim me të rinjtë (RYCO) dhe drejtori regjistrit digjital për lidhjen e komuniteteve të biznesit nga Evropa Juglindore (BIFIDEX).
Në debatin e tryezës së rrumbullakët me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në rajon, zëvendëskryetari në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, theksoi se bashkëpunimi rajonal është motori i integrimeve evropiane të rajonit dhe se vendet nga Ballkani Perëndimor kanë kapaciteti për ti shfrytëzuar përfitimet nga lidhja rajonale.
“Është shumë më mirë që rajoni të jetë i hapur sesa i mbyllur. Kur tani më kemi bazë të fuqishme për bashkëpunimin rajonal, duhet ta shfrytëzojmë atë maksimalisht. Kjo është një mundësi ideale për t'u përgatitur njëkohësisht më mirë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për t'u krijuar mundësi brezave të ardhshëm që të jetojnë më mirë dhe më bukur në këto hapësira", potencoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të përfaqësive diplomatike, dhe organizatave ndërkombëtare të përfaqësuara në rajon.