Nisma e Ballkanit të Hapur sjell përfitime gjithashtu edhe për arsimin dhe shkencën në rajon, sot në Ohër, përfaqësuesit më të lartë të vendeve që mbështesin këtë iniciativë - Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje që lehtëson njohjen reciproke të diplomave dhe gradave akademike të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara në këto vende.
Marrëveshja lehtëson procedurat për njohjen e diplomave dhe gradave akademike të marra në tre vendet nënshkruese, duke shkurtuar kështu afatet për përfundimin e tyre.
Siç parashikohet në dispozitat kontraktuale, afati për konfirmimin e origjinalitetit të një diplome është 14 ditë pune nga paraqitja e aplikimit nga një palë tjetër kontraktuese, ndërsa afati për përfundimin e procesit të njohjes së diplomës është 20 ditë pune nga konfirmimi i vërtetësisë së diplomës ose vërtetimin e saj me vulë apostile.
Nënshkruesit e kësaj marrëveshje u bëjnë thirrje vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që të mbështesin aktin ligjor dhe të përfshihen në zbatimin e tij, duke ofruar përfitime për qytetarët e tij gjatë qëndrimit ose ushtrimit të të drejtave në vende të tjera dhe anasjelltas, për të lehtësuar ushtrimin e të drejtave të qytetarëve të vendeve të tjera nëpërmjet institucioneve të saj.