Kovaçevski: Me masat e miratuara në kohë kundër krizës parandalojmë rritjet e mëdha të çmimeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në pjesën e debatit të sesionit “65 vjet pas 65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?" Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Ohër, foli për çështjet më të rëndësishme, aspektet e masave të Qeverisë për t'u përballur me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të zbutur pasojat me masat që filluan që nga viti i kaluar për shkak të rritjes së çmimeve të energjencave në tregjet evropiane.

“Menjëherë ndërmorëm masa që ishin të drejtuara në ruajtjen e standardit të qytetarëve me të ardhura më të ulëta. Të dytat synonin ruajtjen e likuiditetit të kompanive me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe ruajtjen e rritjes ekonomike. Më pas vijoi një pako gjithëpërfshirëse kundër krizës me më shumë se 600 milionë euro, me të cilën ndër të tjera siguruam subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, si dhe për disa subjekte afariste që merren me kujdesin e fëmijëve dhe të ngjashme. Siguruam edhe kredi me norma të ulëta interesi dhe masa të tjera që kanë të bëjnë me produktet financiare që ndihmojnë në tranzicionin energjetik të kompanive që të mund të jenë të gatshme në mënyrën më të lirë ta zbatojnë përdorimin e burimeve më të lira të ripërtërishme si energjenc në punën e tyre”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se janë miratuar masa që synojnë parandalimin e rritjeve të mëdha të çmimeve për amvisëritë dhe qytetarët, veçanërisht në aspektin e çmimeve të ushqimeve dhe të energjencave.

“Dëshiroj të përmend këtu një tjetër dimension shumë të rëndësishëm në lidhje me ofrimin e produkteve ushqimore bazë dhe çmimet e tyre, që është bashkëpunimi rajonal dhe i drejtpërdrejtë mes liderëve në rajon, të cilët dëshmuan se Ballkani mund të jetë realisht një vend ku mund të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Patëm komunikim të përditshëm me Presidentin e Serbisë Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Rama, si dhe me Kryeministrin e Bullgarisë, Kryeministrin e Greqisë dhe arsyeja e atij komunikimi ishte që të sigurohet transporti dhe tregtia e pandërprerë me të gjitha produkte ushqimore të nevojshme që të mos kemi mungesa në rajon dhe ka dhënë rezultate sepse në të gjitha këto vende nuk ka pasur mungesë ushqimi dhe energjie qoftë edhe një ditë gjatë dimrit”, theksoi Kovaçevski dhe shtoi që kur në Shqipëri mungonte vaji i lulediellit në shitore, Maqedonia e Veriut vendosi të eksportojë sasitë e nevojshme për Shqipërinë.

Kovaçevski theksoi se masat individuale nga të gjitha vendet janë gjithmonë më të mira kur shoqërohen me komunikim të mirë dhe të hapur me të gjitha vendet fqinje në rajon dhe se në këtë drejtim Samiti i fundit i vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Selanik dy javë më parë i ftuar Turqia, Greqia, Italia do t'i bashkohen nismës "Ballkani i Hapur" si vende vëzhguese për të rritur atë bashkëpunim rajonal dhe për të bashkuar qytetarët dhe bizneset nga i gjithë rajoni më i gjerë.

Lidhur me lëvizjet e inflacionit, Kryeministri Kovaçevski tha se masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë dhënë rezultate në këtë drejtim dhe norma e inflacionit në vend është më e ulët se disa vende anëtare të BE-së.