Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në kuadër të agjendës së tij në Forumin e Prespës për Dialog që mbahet në Ohër, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë dhe kryesues aktual me OSBE-në, Zbignjev Rau.
Kryeministri Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë dhe kryesues i OSBE-së Rau, në takim biseduan për situatën aktuale të sigurisë dhe angazhimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, si dhe për çështje të tjera të rëndësishme nga agjenda e OSBE-së.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski në takim me Rau, theksoi se Maqedonia e Veriut si vend anëtar i Treshes së OSBE-së, mbetet tërësisht i angazhuar në sigurimin e kushteve për ndalesë së veprimtarive luftarake në Ukrainë me respektim të vendosur ndaj parimeve të respektimit të sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial dhe lirisë së shteteve për të zgjedhur aranzhmanet e tyre të sigurisë.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut gjatë kryesimit të saj me OSBE-në në vitin 2023 do të fokusohet në gjetjen e mënyrave për të plotësuar proceset e stabilitetit, sigurisë dhe parashikueshmërisë në rajonin e OSBE-së dhe më gjerë në bazë të Aktit të Helsinkit për Siguri dhe Bashkëpunim si akt themelues i kësaj organizate.