Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka uruar sot të gjithë besimtarët që festojnë festën e madhe myslimane të Kurban Bajramit. Kryeministri Kovaçevski me urime për shëndet, lumturi, paqe dhe mirëqenie i dërgoi edhe një telegram me një urim Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Reis Ul Ulema, Haxhi Hfz Shaqir Efendi Fetai.
“Festa e sotme e madhe myslimane Kurban Bajram na kujton për misionin tonë më të rëndësishëm njerëzor – në frymën e durimit, vetëmohimit dhe sakrificës të kujdesemi për më të afërmit dhe të gjithë ata që kanë nevojë dhe ta ruajmë bujarinë, bashkëndjesinë dhe solidaritetin, kur tani janw mw se tw nevojshme se kurw mw parw.
Madhështia e Kurban Bajramit na kujton njëkohësisht se mund t’i kapërcejmë të gjitha problemet së bashku si deri më tani- në frymën e traditës shekullore të bashkëjetesës.
Me dëshirë për shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët e besimit islam, ju uroj që ditët e festave t’i kaloni me gëzim shpirtëror dhe besim në kohët më të mira që do t’i festojmë së bashku në atdheun tonë të përbashkët.
Qoftë i bekuar dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!”, thuhet në statusin e kryeministrit Kovaçevski në FB.