"Ne kemi deklaruar se duam një shtet të pavarur maqedonas që do të bëhet sa më shpejt anëtar i Bashkimit Evropian. Nëse shikoni Kushtetutën dhe rregullimin tonë dhe të gjitha strategjitë e qeverive, atëherë është shumë e qartë se ne e duam këtë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën e sotme për lajmet e "Kanal 5", lidhur me referendumin e propozuar nga opozita.
Ai vlerësoi se tezat e opozitës se gjuha maqedonase nuk do të njihet në Bashkimin Evropian dhe se në këtë mënyrë do të humbet dentiteti jonë, janë të pabaza.
Teza e parë e opozitës ishte se gjuha maqedonase nuk do të njihej në BE dhe më pas u pa se ishte një manipulim i pastër. Ata thanë se identiteti i popullit maqedonas do të humbet, por vetë nënkryetari i Komisionit Evropian në konferencën ndërqeveritare tha qartë se identiteti maqedonas jo vetëm që do të mbrohet, por do të jetë një identitet që do të ndërtojë edhe identitetin evropian, gjegjësisht gjithçka që Bashkimi Evropian si një bashkësi popujsh të ndryshëm, shtete të ndryshme e ka te vetja. Ky është qëllimi i zgjerimit të BE-së: Rritja e potencialeve ekonomike, njerëzore, kulturore, arsimore etj. Populli ynë meriton të ecë para. Një referendum i tillë do të jetë vetëm kthim prapa”, nënvizoi Kovaçevski.