Një shtatori nënkupton fillime të reja. Fillimi i rrethanave të reja dhe sukseseve të reja. Më gëzon fakti veçanërisht që vitin e ri shkollor e nisim me shkolla të hapura për nxënësit dhe të gjithë do të kujdesemi që të vazhdojmë kështu. Ju dëshiroj fillim të suksesshëm nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve, mësimdhënësve, profesorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe udhëheqësit e të gjitha shkollave.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili në ditën e parë shkollore të vitit shkollor 2022-2023 i cili fillimisht vizitoi shkollën e re fillore të sapondërtuar “Goce Delçev” në Komunën e Ilindenit.
Ai u bëri thirrje nxënësve që të mësojnë me përkushtim dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të ndërtuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, sepse këto janë të vetmet vlera që askush nuk mund t`ua merr dhe që mund t`i dërgojnë në qëllimet e dëshiruara në jetë.
“Ne si ministri, së bashku me institucionet tjera kompetente të arsimit, punuam që të sigurojmë kushte për zhvillimin e suksesshëm të procesit edukativo-arsimor, duke përfshirë sigurimin e teksteve të reja shkollore dhe programeve mësimore, trajnimin e kuadrit mësimdhënës dhe rritjen e motivimit përmes pagave të larta duke filluar nga 15% nga ky muaj. Si dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies aty ku ishte më me prioritet të investohet. Po ndërtohen disa shkolla të reja dhe salla sportive, 30 shkolla po rikonstruohen, janë prokuruar 265 kabinete të shkencave natyrore. E gjithë kjo investohet në arsim më cilësor, të cilin e meritojnë të gjithë fëmijët”, tha Shaqiri.
Shaqiri falënderoi komunat për kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve për procesin edukativo-arsimor në vitin e ri shkollor dhe ashtu siç tha pikërisht njëra nga ato është Ilindeni e cila realizojë investim të madhë- ndërtim i plotë i shkollës së re e cila prej sot zyrtarisht fillon me punë.
Këtë vit shkollor për herë të parë në bankat e shkollës janë ulur rreth 18 mijë nxënës të klasës së parë.
Duke theksuar se ata janë duke ecur në rrugën që do t`i përgatisë për të ndërtuar jetën e tyre personale dhe për të investuar në të ardhmen e atdheut, ministri Shaqiri tha se janë mësimdhënësit ata që do të hapin horizontin e tyre dhe prindërit/kujdestarët janë ato që do të jenë mbështetje në ndërtimin e përparimit në të ardhme.
Viti shkollor 2022/2023 do ta fillojnë 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.