Dita e Pavarësisë - 8 Shtatori - u nderua dhe u shënua në të gjithë vendin me ngjarje të shumta muzikore dhe kulturore.
Mbrëmja qendrore, e pasur me performanca muzikore dhe video-vizuale, në të cilën mbajti fjalim Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u mbajt në pllajën pranë parkut “Ibni Pajko”.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se liria dhe perspektiva evropiane nuk kanë zëvendësim, ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët dhe shtetin.
“Sidomos inkurajoj në planin politik, që të gjithë të tregojmë respekt dinjitoz ndaj sfidave me të cilat po përballen qytetarët dhe shteti nga kriza globale dhe të ndihmojmë në zgjidhjet, në vend që t'i bllokojmë ato. Ka kohë për zgjedhje dhe për politikë - por tani nuk është koha!
Ne kemi pranuar si udhërrëfyes idenë progresive të përparimit përmes bashkimit dhe për këtë arsye flas kaq shumë për këtë nevojë si në planin brenda vendit dhe në atë ndërkombëtarë.
Të vazhdojmë në rrugën e zhvillimit!”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Dita e Pavarësisë së territorit të gjithë vendit, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u festua me program muzikor për fëmijë në parkun e qytetit afër "Guacës" në Shkup, me aktivitete stërvitore nga anëtarë të Ministrisë së Punët e Brendshme dhe Armata. Gjithashtu u hapën dyert e disa institucioneve kulturore, muzeve dhe galerive në mbarë vendin, përkatësisht në Shkup, Manastir, Tetovë, Kërçovë, Ohër, Krushevë, Kumanovë, Gjevgjeli, Prilep, Shtip, Strumicë.
Herët në mëngjes dje delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski e ka nisur kremtimin e festës shtetërore me nderime dhe vendosje lule në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, alejën e të madhërishmëve te varrezat e qytetit “Butel” në Shkupi.
Kryeministri Kovaçevski dhe përfaqësues të Qeverisë morën pjesë në ceremoninë e ndarjes tradicionale të dekoratave nga ana e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në vilë Vodno.
Të dashur qytetarë, urojmë festën e madhe, Ditën e Pavarësisë - 8 Shtatorin, e festojmë edhe për shumë vite së bashku, të bashkuar dhe krenarë!