Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, sot morën pjesë në manifestimin “Vjelja e rrushit Tikvesh 2022”, që tradicionalisht mbahet në Kavadar.
“Vreshtaria dhe prodhimi i verës janë tradita jonë shekullore, prodhojmë verë me cilësi të njohur botërore dhe jemi një nga liderët për eksport të verërave në rajon. Është rezultat i mbështetjes së barabartë që Qeveria përmes masave të duhura dhe në kohë e jep edhe për vreshtarët edhe për kantinat verës.
Bashkë me vreshtarët dhe kantinat e verës, ramë dakord për masat për përballje më të lehtë të krizës së ardhshme. Është historike rritja prej 30% e çmimit të blerjes së Smederevka dhe Vranec.
Subvencionet për zonat e qëndrueshme janë të rregullta, subvencioni i naftës së gjelbër arrin deri në 100%, ndërsa në dispozicion është edhe Fondi Intervenues.
Bashkë do t’i tejkalojmë sfidat që i sjell kriza e ardhshme.
Ju uroj një vit vreshtar të suksesshëm dhe të frytshëm, mbështetja për zhvillimin e kësaj dege të orientuar drejt eksportit vazhdon”, tha Kryeministri Kovaçevski.