Delegacioni i udhëhequr nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Athinë u takua me Kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitcotakis dhe përfaqësuesit e dikastereve të energjisë.
Në takim, nga ana maqedonase morën pjesë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtorët e EEM-së Vasko Kovaçevski dhe MEPSO-s, Orhan Murtezani, kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski, si dhe Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energjetikë. Në përbërje të delegacionit të Greqisë morën pjesë Kostas Fragojanis, zëvendësministër i Diplomacisë Ekonomike dhe Punëve të Jashtme, Nikos Cafos, këshilltar për çështje të energjisë i Kryeministrit Micotakis, Konstantini Zifaras, drejtor i kompanisë shtetërore për gaz natyror DEPA, Georgios Tacic, kryetar/drejtor ekzekutiv i Public Power Corp SA, si dhe përfaqësues të tjerë të sektorit.
Në takim u diskutua për temën më të rëndësishme si për shtetin ashtu edhe për ekonominë, ndërsa ajo është zbutja e pasojave të krizës më të madhe globale të cilën e mbajmë mend në historinë e fundit.
Gjithashtu, u bisedua edhe për projektet e përbashkëta që realizohen për pavarësinë energjetike në afat të mesëm dhe afatgjatë.
Në takim u theksua se në vitet e fundit, një nga kompanitë më të mëdha greke, "Mitilinoes", e cila është me rëndësi të madhe për ekonominë greke, shpreh interesim për ndërtimin e termocentralit me gaz kogjenerues në Shkup, i cili do të prodhojë edhe energji elektrike edhe energji termike, si dhe për një nga projektet strategjike të Maqedonisë së Veriut në sektorin energjetik, ndërtimi i hidrocentralit të akumulimit me pompë "Çebren", në Cërna Reka (Lumi i Zi), për të cilin është marrë ofertë nga kompania greke e energjisë PPC, si dhe disa kompani të tjera evropiane.
Dy kryeministrat diskutuan se prioritet në plan të parë duhet të jetë fokusi në zgjidhjen e krizës energjetike dhe mungesës së energjisë. Pas përfundimit takimeve të punës, Kryeministri Kovaçevski do të mbaj brifing me gazetarët për të shpallur konkluzionet e takimit.