Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend, ka bërë të ditur se masat e Qeverisë për rritjen e prodhimit të produkteve bazë bujqësore po japin rezultat.
“Për të rritur prodhimin e ushqimit në vend, tashmë kemi marrë vendim për ndarjen e tokës shtetërore për rritjen e prodhimit të misrit, grurit, elbit, pra kulturave strategjike. Janë ndarë mbi 15 mijë hektarë, ka pasur interes të madh për ankand për ndarjen e tokës bujqësore. Ne investuam në rritje të subvencioneve përmes fondit intervenues, i cili fillimisht ishte 400 milionë denarë, i rritëm edhe për pesë milionë dhe tani është 900 milionë denarë, në raport me prodhimin e produkteve bujqësore strategjike. Prodhimi i lulediellit tashmë është dyfishuar dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski tha se ka ndryshim edhe në pjesën e subvencionimit, me qëllim të mbrojtjes së bujqve të vërtetë dhe rritjes së prodhimit të ushqimit në vend.
“Ka filluar një debat publik për ndryshimin e sistemit të subvencioneve, pasi sistemi aktual ndër vite është treguar se nuk rezulton me rritje të prodhimit. Tani me ekspertë dhe nga përvojat e BE-së, me komunitetin akademik dhe Agro Këshillin, konsultimet për të ashtuquajtura kaplling të subvncioneve. Subvencioni nuk mund të jetë vetëm sipas sipërfaqeve, por duhet të ketë edhe kontroll me incizim ajror, nëse aty po bëhet prodhimi bujqësor. Theksi do të vendoset në dërgimin e produkteve bujqësore në objektet e përpunimit vendas. Niveli i rendimentit, kur investohen subvencionet, të cilat i paguajnë të gjithë qytetarët përmes taksave, është që përfundimisht të kemi rritje të prodhimit të produkteve bujqësore dhe rritje të prodhimit të ushqimit final në vend. Është një proces që do të zhvillohet në periudhën e ardhshme dhe që do të përfundojë me një sistem të ri të subvencioneve, me të cilin bujqit e vërtetë do të jenë më të kënaqur”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai gjithashtu shtoi se kemi kultura bujqësore që janë të orientuara drejt eksportit dhe në atë drejtim vëmendje i kushtohet vreshtarëve dhe prodhuesve të verës. Është rënë dakord që çmimi mesatar i blerjes së Smederevkës dhe Vranecit, si llojet më dominuese në vend, të jetë më i lartë se vitin e kaluar dhe dy denarë për blerjen e të gjithë kilogramëve të rrushit të blerë nga kantinat. Kryeministri Kovaçevski gjithashtu theksoi se në vitin 2017 është trashëguar një sasi e madhe e subvencioneve të papaguara.
“Këtë vit, në vitin më krizë të vitit 2022, do të paguhen të gjitha subvencionet e papaguara”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi se Qeveria është në kontakt me prodhuesit e qumështit dhe orizit, për të tejkaluar sfidat në këto zona, që qytetarëve u paguhen dëme nga përmbytjet dhe për një pjesë të prodhimit të mollës, e cila nuk mund të eksportohet në Ukrainë dhe Rusi , është rënë dakord që të shkohet si ushqim për fëmijët në shkolla. Ai sqaroi situatën aktuale në botë, e cila për shkak të luftës në Ukrainë po përballet me mungesë të ushqimit dhe energjisë dhe tha se rritja e çmimeve të produkteve është rezultat i mungesës së energjisë në nivel botëror, si dhe për shkak të eksporteve të vështira, të tilla si vështirësitë për të nxjerrë grurin nga Ukraina. Ai gjithashtu theksoi se mungesa e gazit ndikon në prodhimin e plehut artificial, e rrjedhimisht edhe në çmimin e tij. Për shkak të gjithë kësaj, sfida është e madhe për të gjitha vendet e botës, si për sa i përket rritjes së çmimeve të ushqimeve, ashtu edhe në fushën e sigurimit të ushqimit.
“Çdonjëri duhet të merr pjesë në ballafaqimin e kësaj krize. Këtu nuk ka heronj, në një luftë që po bëhet në kontinentin evropian. Askush nuk mund të thotë se vitin e ardhshëm çmimi i ushqimeve do të jetë më i ulët. Kush e thotë këtë e thotë nga injoranca apo për të manipuluar publikun. Është thelbësore që ne të prodhojmë atë që është më e nevojshme në vend dhe çfarë mund të bëjmë”, tha Kryeministri Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend.