Kovaçevski në EBA: Projektet e zhvillimit për infrastrukturë, agrobiznes dhe energji në fokus të bisedimeve me Fondin për Zhvillim të Abu Dabit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Financave Fatmir Besimin, ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarskin dhe ministrn për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Ljupço Nikollovskin, në kuadër të vizitës në Abu Dabi, realizuan takim me Mohamed Saif Al Suvaidi, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabi (ADFD), si dhe me Kalifa al Kubasi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm, si dhe përfaqësues të tjerë të udhëheqësish së fondit.

Fondi për Zhvilim të Abu Dabit (ADFD) është një organ qeveritar, një investitor ndërkombëtar me investime të vlerësuara në shumë miliardë dollarë dhe është i pranishëm si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi. Ekziston potencial i madh për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për realizimin e investimeve nga EBA-të në vend.

Në takim, ministrat dikasterial prezantuan mundësitë për investime në vendin tonë dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për projekte të veçanta infrastrukturore, si dhe investime në fushën e agrobiznesit, energjisë diellore dhe turizmit. Gjithashtu, u bisedua për fushat prioritare për investime në të cilat është fokusuar Qeveria, përveç burimeve të ripërtërishme dhe realizimit të “Agjendës së Gjelbër”, digjitalizimit, inovacioneve dhe teknologjisë bashkëkohore.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota në aspektin e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, si dhe për mundësitë për menaxhimin dhe tejkalimin e tyre, ndërsa u theksua qëndrimi i përbashkët se mënyra më e mirë për tejkalimin e këtyre sfidave është realizimi i investimeve në infrastrukturë, si dhe në inovacion dhe teknologji të reja.

Të dyja palët theksuan përkushtimin e tyre për ndërtimin e një dialogu mes dy vendeve që do të çojë në përmirësimin e marrëdhënieve reciproke. U theksua se paralelisht me marrëdhëniet politike, rëndësi të madhe ka edhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike.