Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, realizuan takim me ish-drejtorin e Inteligjencës Nacionale të SHBA-së, Riçard Grenell.
Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës. Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm.
Gjatë takimit u analizuan mundësitë për shfrytëzimin e potencialeve për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst u shqyrtua mundësia e pjesëmarrjes së mundshme amerikane në projektin energjetik “Çebren”, i cili ka rëndësi strategjike për pavarësinë energjetike të vendit.
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i shprehu mirënjohje të veçantë z. Grenell për përkushtimin e tij në ndërtimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik, me vëmendje të veçantë në fushën e sundimit të së drejtës, ekonomisë dhe energjetikës.