Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në Dellçevë inspektoi aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, projekt ky që po realizohet pas 50 vitesh në tre lagje të qytetit me një gjatësi totale prej 4.5 km.
Po punohet për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në një pjesë të lagjes Novo Dellçevo në gjatësi prej 1.8 km, pasuar me punë në terren në vendbanimin Milkovobërdo, ku do të ndërrohet instalimi i vjetër i rrënuar i ujësjellësit me gjatësi prej 2.3 km dhe do të rikonstruktohet tubacioni me gjatësi prej 450 metra. Rikonstruksioni përfshin zëvendësimin e rrjetit të vjetër të rrënuar të ujësjellësit me instalime PVC, që nënkupton përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe eliminimin e humbjeve të ujit, parandalimin e defekteve në ujësjellësin dhe më i rëndësishmja në ndikimin në shëndetin e qytetarëve.
Projektet e tilla në komunat ku ka një realizim të suksesshëm, janë shembull i bashkëpunimit të pushtetit vendor dhe atij qendror, në interes të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballen qytetarët.
Investimi ka një vlerë prej 18,8 milionë denarë, mjete të siguruara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në vlerë prej 15 milionë denarë, ndërsa 3,5 milionë denarë janë pjesëmarrje e Komunës së Dellçevës. Me realizimin e këtyre projekteve, rrjeti i ujësjellësit në Dellçevë do të jetë mbi 90% me instalime PVC.
Me mjete buxhetore, kjo Qeveri krijon vlera sociale, në të mirë të qytetarëve. Përforcon decentralizimin dhe mundëson bartjen maksimale të mundshme të kompetencave nga niveli qendror në atë lokal me qëllim të zhvillimit të komunave.
Këto janë projekte reale për nevojat e përditshme, reale të qytetarëve. Të gjithë duhet të kenë furnizim cilësor dhe të vazhdueshëm me ujë. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë për një jetë cilësore dhe Qeveria është e përkushtuar që të rregullojë atë që nuk është bërë me dekada.