“Me vendimin e ri që kompanitë e prodhimit të ushqimit të furnizohen me energji elektrike përmes EMV përveç energjisë stabile me çmim më të ulët, do të mundësohet ulje e çmimit të produkteve dhe ulja e çmimit të produkteve ushqimore bazë normalisht do të sjellë për zvogëlimin e inflacionit në produktet ushqimore, për atë që shpenzojnë më së shumti qytetarët”, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në emisionin në “Tema e ditës” në televizionin Sitel.
“Niveli i inflacionit nuk është i lartë vetëm në vendin tonë, është i lartë në të gjitha vendet dhe është rezultat i rritjes së çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike si dhe të produkteve ushqimore. Është diçka për të cilën po punojmë ditë e natë me ministrat dhe për këtë tashmë kemi marrë një vendim për të kufizuar çmimin e energjisë elektrike që do t'i jepet industrisë ushqimore, përkatësisht kompanive që prodhojnë produkte ushqimore bazë. industria e miellit, qumështit, bukës, mishit, shpendëve. Synimi është ulja e çmimeve të produkteve ushqimore me të paktën 10%. Është marrë vendim që këto kompani të furnizohen me energji elektrike përmes EMV me çmim prej 80 euro për megavat orë, sepse çmimi i bursës HUPEX, që është referenca në të cilën furnizohen, është disa herë më i lartë,” tha Kryeministri Kovaçevski.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski theksoi se të gjitha vendimet, përfshirë edhe ato të fundit që ofrojnë energji elektrike më të lirë për funksionimin e institucioneve vitale dhe ekonomisë, janë marrë përmes një procesi gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara, duke theksuar se gjatë krizës së COVID-19 shteti ndihmoi me 1.2 miliardë euro dhe qytetarët dhe ekonominwn. Tani në krizën ekonomike dhe energjetike shteti po i ndihmon qytetarët dhe ekonominë me 760 milionë euro, ose me dy pako.
Kryeministri Kovaçevski tha se kjo nuk është kohë e bollëkut, por e solidaritetit dhe ndihmës, veçanërisht për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, duke theksuar se kjo mbështetje është e vazhdueshme.
Lidhur me financimin e nevojave buxhetore, kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria me politika të përgjegjshme po punon për financimin e shtetit në kushte dhe kursime sa më të favorshme. Shteti përfundoi të gjithë financimin e Buxhetit për këtë vit, me mbi 40 milionë euro kursime si rezultat i menaxhimit të kujdesshëm të portofolit të borxhit në kushtet e krizës dhe rritjes globale të normave të interesit.