Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për “Tema e ditës” në televizionin Sitell theksoi se zgjedhjet e parakohshme që i kërkon opozita janë procedurë tjetër dhe nuk lidhen me ndryshimet kushtetuese dhe është diçka që nuk ka asgjë të përbashkët.
“Ne kemi një shumicë të qëndrueshme”. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se tani vazhdimi drejt rrugës evropiane në vend dhe hapja e klasterave varet veçanërisht nga ne. Nga ne varet a do të sigurojmë anëtarësim sa më të shpejtë në BE për gjeneratat e ardhshme në vend.
A do t'i kthejmë të gjitha kapacitetet tona drejt zhvillimit të negociatave të suksesshme dhe, siç thamë, deri në vitin 2030 me të gjithë kapacitetin tonë të bëhemi anëtar të plotfuqishëm të BE-së. Sepse anëtarësimi në BE nuk është vetëm çështje politike, nuk është vetëm integrim në vetvete, është një çështje e sigurimit të një të ardhmeje më të mirë për gjeneratat tanë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se shumica për fillimin dhe përfundimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese është çështje që zhvillohet në Kuvend dhe se është e nevojshme për qytetarët e këtij vendi.
Kryeministri Kovaçevski shtoi se procesi i integrimeve evropiane nuk është proces i një partie të vetme politike.
“Procesi i integrimit evropian është diçka që e kemi marrë nga paraardhësit tanë 31 vjet më parë, të cilët formuan shtet të pavarur. Ne si shtet atëherë u përcaktuam për anëtarësim në NATO dhe BE. U bëmë anëtare e NATO-s, tani do bëhemi anëtare e BE-së. Nuk është çështje përgjegjësie politike, por është çështje e vizionit politik nga ana e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Parlament për të realizuar atë që shteti ka vendosur si synim. Mund t'ju them se pjesa dominuese e partive politike që ishim në takim janë për ndryshimet kushtetuese”, theksoi Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se çdo parti politike në një atmosferë demokratike duhet t’i prezantojë qëndrimet e saj politike që i ka.
Kryeministri Kovaçevski shtoi se në takim secili mund të shprehë mendimin e vet, pa u vlerësuar paraprakisht si i afirmuar apo i mohuar nga cili do qoftë, sepse gjithsesi bëhet fjalë për takim të parë në të cilin mund t’i shprehë qëndrimet e veta politike.
Kryeministri Kovaçevski edhe një herë theksoi se takimi është sinjal pozitiv edhe ndaj qytetarëve, se partitë politike që janë politikisht dominuese në vend dhe që përfaqësojnë qytetarët në Kuvend mund të ulen në të njëjtën tryezë dhe të diskutojnë për problemet kryesore që kanë të bëjnë me qytetarët dhe të ardhmen e vendit.
“Është normale që ka qëndrime të ndryshme politike, por nëse ulet, nëse diskutohet, atëherë një pjesë e mirë e atyre qëndrimeve politike mund të afrohen në të ardhmen”, përfundoi Kryeministri Kovaçevski.