Kovaçevski - Ageler: Konfirmim i partneritetit strategjik me SHBA-të dhe mbështetje e fuqishme për integrimin evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar ambasadoren e re të SHBA-ve në vend, Anxhela Prajs Ageler.

Kryeministri Kovaçevski i ka uruar mirëseardhjen ambasadores amerikane Ageler, duke shprehur besimin për një mandat të suksesshëm, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve.

Në takim u konfirmua partneriteti i rëndësishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me një mesazh të qartë se ne kemi një partner dhe mik të sinqertë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U shpreh mbështetje e fortë për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili siguron jetë më të mirë për qytetarët në vendin e tyre.

Në këtë drejtim u bisedua përr ëndësinë e ecurisë së mëtutjeshme të procesit të integrimit evropian

Gjithashtu theksohet rëndësia e zhvillimit rajonal, përmes bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë, veçanërisht për ekonominë, siç është bashkëpunimi i shteteve në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e madhe, të qartë dhe të dukshme që ka vendi ynë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Republika e Maqedonisë së Veriut është një partner i besueshëm në NATO dhe ne besojmë se mbështetja e mëtutjeshme nga SHBA-të për të gjitha proceset e rëndësishme do të vazhdojë dhe do të intensifikohet”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski theksoi se Qeveria është duke punuar me përkushtim për të siguruar një të ardhme evropiane për qytetarët dhe shtetin, por është e fokusuar edhe në ballafaqimin me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike, që në kuadër të pakos së masave kundër krizës, ofrohet mbështetje për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, dhe se kriza energjetike menaxhohet me mbështetjen e shtetit për qytetarët dhe kompanitë.

Në takim është diskutuar edhe për vendosmërinë e Qeverisë për sundimin e ligjit dhe përballjen e korrupsionit si të rëndësishme për qytetarët, por edhe për kompanitë, në kuadër të vendosmërisë së investitorëve për të investuar në shtetet ku ka siguri juridike.