Kovaçevski: Investojmë në kopshte të reja, për arsye se është investim për të ardhmen e shtetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe kryetarin e Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, sot në Josifovo të Komunës së Vallandovës morën pjesë dhe mbajtën fjalim me rastin e kopshtit të sapondërtuar "Detelinka".

Ky kopsht është ndërtuar në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale që e zbaton Ministria e Punës she Politikës Sociale me mbështetjen financiare të Bankës Botërore.

Përveç faktit se me kopshtin zgjidhet problemi i shumëvjeçar me kapacitetet e akomodimit në arsimin parashkollor në Josifovo, objekti i ri siguron kushte hapësinore moderne për qëndrimin e fëmijëve të përshtatur me moshën e tyre dhe metodën edukative të mësimit përmes lojës.

Ky kopsht do të kujdeset për rreth gjashtëdhjetë fëmijë. Lëshimi në përdorim i kopshtit të ri në fshatin Josifovo nuk nënkupton vetëm fëmijë të përkujdesur dhe të sigurt, por hapje të vendeve të reja të punës.Në vazhdim Ju përcjellim fjalimin e Kryeministrit  Kovaçevski në tërësi:

“Asgjë nuk është më e bukur se fëmijët e lumtur. Ne të rriturit jemi të lumtur kur fëmijët janë të shëndetshëm, kur luajnë, mësojnë dhe është detyra jonë t'u ofrojmë atyre të gjitha këto.

Investimi në arsimin e hershëm parashkollor, në arsim do të thotë të investosh në të ardhmen e vendit. Për mua çdo fëmijë është i rëndësishëm, sot ky është një moment i veçantë - fshati Josifovo, në Komunën e Vallandovës, u bë  merr një kopsht të ri. A nuk ka emër më të bukur për një institucion kaq të bukur, si shoqata e lumturisë – “Detelinka”. Në këtë kopsht të lumturisë do të kujdesen rreth gjashtëdhjetë fëmijë të ndarë në tre grupe edukative. Jam vërtet krenar që me kopshtet e reja po zgjidhim një problem të madh për prindërit. Ne bëjmë gjithçka që ata të mos shqetësohen  se kush do të kujdeset për fëmijët e tyre që ata t'i përkushtohen punës apo obligimeve familjare.

Projekti për ndërtimin e kopshteve të reja në të gjithë vendin pwrfshinw në mënyrë të barabartë të gjitha qytetet dhe vendet ku ka nevojë për kujdesin e fëmijëve. Falë masave të shumta që kemi marrë deri më tani, po arrijmë rezultate. Për herë të parë në historinë e vendit, me mbështetjen e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, janë ndërtuar 72 çerdhe, në të cilat janw vendosur rreth 4800 fëmijë të rinj. Për herë të parë, 10 vendbanime morën kopshte dhe klonime të objekteve publike në 17 vendbanime të tjera. Ne si Qeveri ofrojmë kushte për zhvillimin optimal të fëmijës, ndihmojmë prindërit në edukimin e  fëmijëve të tyre, sepse është e rëndësishme që sa më shumë fëmijë të shkojnë në kopsht dhe të fitojnë zakone të mira që në moshë të vogël.

Vënia në punë e çerdhes së re në fshatin Josifovo nuk nënkupton vetëm fëmijë të përkujdesur dhe të sigurt, por hapje të vendeve të reja të punës. Janë 13 vende të reja pune në këtë kopsht të ri, ky është një tjetër konfirmim se angazhimet e Qeverisë janë zhvillimi i balancuar rajonal, vende të reja pune të mirëpaguara.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM rriti pagat në çerdhe për 21 për qind dhe me nënshkrimin e ndryshimeve të Marrëveshjes Kolektive, të cilat u arritën përmes dialogut mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK-ut, tashmë në shtator, punonjësve në veprimtarinë e kujdesit dhe edukimit, rritëm me 15% pagën e edukatoreve, kujdestareve dhe stafit profesional në kopshte. Me Ligjin për pagën minimale, rritje rroge ka marrë edhe stafi teknik.

Në fillim të mandatit tim, kam premtuar se Qeveria që unë drejtoj do t'i përgjigjet në mënyrë adekuate krizës energjetike, do të ketë siguri, kushte për një jetë më të mirë dhe një të ardhme evropiane e të begatë për qytetarët dhe fëmijët tanë. Dhe ne e bëjmë të gjithë këtë, çdo komunë, çdo vendbanim, çdo pjesë e këtij vendi është njësoj e rëndësishme për ne, të moshuarit, të rinjtë, prindërit, fëmijët, studentët, nxënësit, të punësuarit, të papunët, rastet sociale, kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, ne nuk  përjashtojmë dhe nuk lëmë askënd prapa.

Në një krizë të rëndë shëndetësore dhe ekonomike e rritëmpagën minimale, kemi rritur pensionet. Pensionistët që kanë pensionet më të ulëta këto katër muaj do të marrin ndihmë financiare shtesë, askush nuk duhet të mendojë nëse do të blejë qumësht apo ilaçet e nevojshme, nëse do të kenë bukë, nëse paguajnë rrymën.

Mbështetje kanë marrë edhe kategoritë e cenueshme ë qytetarëve. Ne subvencionojmë energjinë elektrike, që faturat të jenë 5 herë më të ulëta se sa do të paguanin qytetarët. Fëmijët, nxënësit duhet të shkojnë në shkollë, nuk ka mungesë në mësim për shkak të ngrohjes, prandaj kemi marrë masa që shkollat dhe spitalet të blejnë energjinë më të lirë.

Fëmijët e lumtur janë e ardhmja jonë e lumtur, pleqëria jonë e bukur, kjo është një kohë e re, e cila kërkon politikanë të vendosur. Ne duhet të krijojmë një të ardhme për këta fëmijë, këtu në këtë vend, ky është patriotizmi, kjo është dashuria për vendin. Unë drejtoj një Qeveri që përpiqet përmes institucioneve të pavarura dhe një shoqërie të drejtë t'i shërbejë interesave të qytetarëve. Qëllimi im është t'u siguroj këtyre fëmijëve një të ardhme evropiane, arsim evropian, standarde evropiane, jetë në një vend të sigurt, të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të fuqishëm.

 Le të jetë lumturia e fëmijëve fillimi i çdo dite pune në "Detelinka"!"