Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çirimit të Shkupit, dërgoi urim për qytetarët.
"Sot e shënojmë 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit.
Ditë kur kujtojmë heroizmin, kur përkulemi para viktimave dhe luftëtarëve që luftuan trimërisht për çdo rrugë të qytetit dhe në këtë ditë 78 vjet më parë ua sollën qytetarëve të Shkupit lirinë e shumëpritur. Që nga ajo ditë Shkupi pulson si qytet i lirë.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dua të shpreh respekt të thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Shkupit dhe për të gjithë luftëtarët që dëshmojnë për një nga më ditë të rëndësishme në historinë e kryeqytetit.
Gëzuar dhe na qoftë i përjetshëm 13 Nëntori - Dita e Çlirimit të Shkupit".