Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski së bashku me bashkëpunëtorin për energjetikë në zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Viktor Andonov, në konferencën e sotme për media informuan për informacionet e fundit në sektorin energjetik , promovuan aktivitete informative dhe edukative që për qëllim kanë kursimin e energjisë dhe iu përgjigjën në pyetjet me interes për opinionin dhe median.
Në konferencën për shtyp, bashkëpunëtori për energjetikë, Viktor Andonov, informoi për gjendjen aktuale energjetike në vend dhe njoftoi se nga sot Qeveria do të fillojë me aktivitete informative dhe edukative, me të cilat, siç tha ai, dëshirojmë të ngrisim vetëdijen publike për atë sa është e rëndësishme kursimi i energjisë elektrike në kushte të krizës globale të energjisë.
“Qëllimi është që këto mesazhe për rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike të dëgjohen dhe të pranohen nga sa më shumë qytetarë. Në këtë mënyrë presim që këto mesazhe të kenë një efekt pozitiv, të ndikojnë që të gjithë ne të ndryshojmë diçka në zakonet tona të përditshme që do të na sjellë dobi menjëherë dhe tani. Qytetarët, institucionet dhe kompanitë janë shumë të rëndësishme në këtë proces! Secili prej nesh duhet të përfshihet dhe të bëjë një ndryshim të vogël në shtëpi dhe në vendin e punës që do të thotë shumë për sistemin energjetik. Për të pasur nesër, kursejmë sot! Kjo kohë krize kërkon nga secili prej nesh sjellje shtëpiake dhe racionale," tha Andonov.
Zëdhënësi Dushko Arsovski gjatë promovimit të aktiviteteve informative dhe edukative nën sloganin "Kursojmë së bashku sot për të pasur nesër", dha shembuj të kursimit të energjisë elektrike dhe apeloi për shfrytëzim racional të resurseve, çka do të mundësojë uljen e faturave si dhe rritjen e konkurrencës së sipërmarrjeve.
“Këto materiale informative përmbajnë informacione të dobishme për qytetarët se si të përdorin në mënyrë më efikase energjinë elektrike dhe në këtë mënyrë ta kursejnë atë.
Do tw potencojmë disa shembuj të dobishëm:
Llambat efikase energjetike kursejnë deri në 90 për qind të energjisë elektrike.
Mbajtja e temperaturës në 22 gradë, në vend të 25 gradëve, kursen deri në 10 për qind të energjisë elektrike.
Dushi i shkurtër kursen ujë, rrymë dhe para në llogarinë tuaj.
Sipas disa analizave të ekspertëve, nëse respektohen këto dhe rekomandime të tjera, mund të kursehet deri në 50 për qind të energjisë elektrike, theksoi Arovski.
Në kushtet e një situate të vështirë në tregun global të energjisë, Qeveria miratoi një plan kursimi me udhëzime specifike për të gjitha organet e administratës shtetërore. Siç kemi bërë me dije më parë, kursimet e institucioneve shtetërore që nisën ta zbatojnë këtë plan janë rreth 20 për qind.
Në konferencë për media, bashkëpunëtori për energji njoftoi bilancin ditor të energjisë për ditën dhe natën paraprake dhe mbulimin e nevojave për energji elektrike në tregun e rregulluar. Ai bëri të ditur se prodhimi total i energjisë elektrike nga EMV, për ditën e djeshme, është 10,786 MWh energji elektrike me 3,110 MWh energji elektrike të blerë. Termocentralet prodhonin 7834 MWh energji elektrike dhe parku me erë të Bogdancit 2952 MWh.
“Gjëja më e rëndësishme për këtë periudhë të vitit, në këto kushte krize në të cilat po jetojmë për shkak të zhvillimeve ushtarake në Ukrainë që shkaktuan paqëndrueshmëri në tregjet energjetike, është që ne siguruam energji elektrike dhe ngrohje për qytetarët kushte të favorshme.
Gjendja me sistemin elektroenergjetik është stabile, ne vazhdojmë ta monitorojmë çdo ditë dhe ju informojmë me kohë”, tha Andonov.
Në pyetjen gazetareske për qëndrimin e Qeverisë në lidhje me protestat e studentëve, zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski u përgjigj se studentët janë e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe ata duhet të përfshihen në proceset që i prekin. Prandaj, nënvizoi ai, kjo Qeveri është aleate e tyre dhe kjo është vërtetuar në shumë raste deri më tani, përmes diskutimeve të përbashkëta për të gjetur zgjidhje për sfidat.
Për disa prej tyre – vaktin e studentëve, pardje u arrit zgjidhja me dialog për të vazhduar me kriteret e vjetra deri në gjetjen e një zgjidhjeje sistematike.
Kjo Qeveri nuk njihet për heqjen e të drejtave dhe mundësive të studentëve, por përkundrazi përmirëson vazhdimisht standardin studentor duke futur masa të reja sistemike apo periodike/ndërhyrëse që lehtësojnë jetën dhe studimin studentor.
Kujtojmë se gjatë pandemisë kemi ndarë vauçer për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të pjesëmarrjes dhe akomodimit në konviktet e studentëve. Më pas kemi prezantuar ushqimin e subvencionuar të studentëve, kemi rritur dukshëm bursat e studentëve dhe disa kategori me mbi 80%, kemi futur lloje të reja të bursave që nuk kanë ekzistuar në të kaluarën, kemi ndërtuar objekte të reja akomoduese për studentë.
Arsovski theksoi se ky përkushtim do të vazhdojë dhe po punohet për të gjitha çështjet për të cilat thirret protesta dhe së shpejti do të ketë zgjidhje konkrete.