Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha sot në konferencën e përbashkët për shtyp të liderëve nga Ballkani Perëndimor në Beograd se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë po punojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje për të siguruar energji elektrike më tw lirë për ekonominë tonë.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se na pret një dimër i vështirë për të gjithë ne, për të gjithë rajonin dhe gjithë kontinentin evropian. Por jam i bindur se me solidaritetin dhe bashkëpunimin, respektin dhe miqësinë që kemi treguar mes nesh kwtu të pranishëm, se kjo është mënyra më e lehtë për të tejkaluar këtë krizë.
“Nga po kjo foltore, unë dhe presidenti i Serbisë folëm për përpjekjet tona për të shfrytëzuar gazin e tepërt që ka Serbia, dhe duke qenë se në Maqedoninë e Veriut ekziston një termocentral gazi me kapacitet 205 megavat, për të bërë një marrëveshje në të cilën gazi me çmim më të mirë se ai që ishte në kohën e çmimeve më të larta në bursat botërore, do të sillet në Maqedoninë e Veriut. Këtu do të prodhohet energji elektrike, e cila më pas do të ndahet mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Në këtë mënyrë industria jonë do të marrë energji elektrike me çmim më të ulët se sa merr nga bursat rajonale dhe Serbia do të mund të kompensojë mungesën e saj të energjisë elektrike në pjesën jugore të vendit.
Shumë herë më kanë pyetur mua dhe presidentin Vuçiq nëse kemi një zgjidhje për këtë. “Ne nuk kemi të ndalur së foluri dhe ekipet tona janë duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje dhe mendoj se tani jemi shumë më afër zgjidhjes sesa ishim në fillim”, tha kryeministri Kovaçevski.
Presidenti i Serbisë Vuçiq konfirmoi se dy vendet janë afër zgjidhjes për sigurimin e energjisë elektrike më të lirë për ekonominë maqedonase.
“Ne jemi afër marrëveshjes me Dimitarin, kemi disa mundësi në këtë moment dhe me popullin tonë vëllazëror në Maqedoninë e Veriut, ne gjithmonë do të ndajmë gjithçka. Për ne, kjo është mirë. Dhe për Maqedoninë e Veriut, mendoj se është mirë dhe mendoj se është një lajm i mirë për popullin e Maqedonisë së Veriut. Por edhe për rajonin më të gjerë, le të bëjmë një marrëveshje për termocentralin e tyre me gaz. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Gjërat nuk janë të lehta. Ne kemi parashikuar edhe çmimet më të larta dhe jemi gati. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen”, tha presidenti i Serbisë, Vuçiq.