Maqedonia e Veriut u bë anëtare e 103-të e GFCE-së, një nga rrjetet më të mëdha në botë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërtim të kapaciteteve për sigurinë kibernetike

Pas iniciativës së zëvendëskryeministres të ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovskës, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 103-të e GFCE - Forumi Global për Ekspertizën Kibernetike, në të cilin janë anëtare qeveritë e vendeve më të zhvilluara në botë me temën Siguria kibernetike dhe bashkëpunojnë në temë siguria kibernetike, organizata si OSBE-ja, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Interpoli dhe shumë të tjera, si dhe odat e tregtisë dhe kompanitë private që punojnë në këtë temë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me të gjitha ministritë dhe institucionet që i janë përkushtuar kësaj fushe, në kuadër të GFCE-së do të punojë në katër tema: Politikat dhe strategjitë, menaxhimi i incidenteve dhe mbrojtja e infrastrukturës nga sulmet kibernetike, krimi kibernetik, kultura kibernetike dhe ndërtimi i kapaciteteve.

Përmes GFCE-së do të punohet në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimit të Qeverisë dhe organizatave që ofrojnë mbështetje dhe punë në temën kibernetike në Maqedoninë e Veriut, për të cilën GFCE-ja ka zhvilluar një platformë për monitorimin dhe koordinimin e projekteve dhe aktiviteteve.

Linku: https://cybilportal.org/projects-by?page=country&_sft_country=north-macedonia

Siguria kibernetike është element kyç në mbrojtjen e çdo vendi dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përforcojë sigurinë kibernetike dhe rezistencën kibernetike, dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të zhvillojmë në këtë temë. për të arritur standardet e BE-së të një shoqërie të sigurt kibernetike, duke mbrojtur qytetarët dhe sistemet shtetërore nga sulmet kibernetike.

Link deri te pjesa e Maqedonisë së Veriut në ueb faqen e GFCE-sëhttps://thegfce.org/member/north-macedonia/