Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 21/98 dhe 18/07), 25 dhjetor 2022 (e diel), Dita e parë e Krishtlindjes është ditë jopune për qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë katolike për festën e Krishtlindjes.