Është lëshuar në përdorim autostrada e plotë Shtip - Koçan

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtori  “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi, morën pjesë dhe mbajtën fjalim në ngjarjen me rastin e lëshimit për shërbim të pjesës së rrugës Krupishte - Koçani nga autostrada e shpejtë Shtip - Koçani.

 “Ndërtimi i rrugëve të reja, për infrastrukturë më të mirë dhe më modern dhe investimi në objekte kapitale në të cilën e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ofrojnë kushte më të mira pune për kompanitë është prioriteti kryesor i Qeverisë. Sot po e lëshojmë në përdorim një investim kaq të rëndësishëm për të gjithë rajonin të pjesës lindore të vendit, përkatësisht pjesën Krupisht - Koçani të autostradës së shpejtë Shtip - Koçani. Me këtë investim konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për një zhvillimin të barabartë për të gjithë vendin dhe sigurimin e një lidhjes më të mirë mes qyteteve.

Me ndërtimin e autostradës së shpejtë mundësohet një lidhje e shpejtë dhe moderne ndërmjet Shtipit dhe Koçanit, e cila mundëson përshpejtimin dhe lehtësimin e udhëtimit për qytetarët e këtij rajoni. Po ulet kilometrat e rrugës dhe kohëzgjatja e udhëtimit, por më e rëndësishmja është se është rritur edhe siguria në komunikacion”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ministri Boçvarski. theksoi se me autostradën e re, ky rajon e cila ishte e harruar më parë, sot krijon një rajon të prosperitetit, një rajon të investimeve të reja, vendeve të reja të punës, një vend më të mirë, më modern dhe më të sigurt për jetuar qytetarët.

 “Dhe kjo autostradë është vetëm një dëshmi, për këtë ne ndërtuam zgjidhje rrugore më modern  nga Shtipi në Koçani, me të cilën e ngritëm në maksimum nivelin e sigurisë në komunikacion.

Nëse para pesë vitesh nga Koçani në Shkup udhëtoheshte për një orë e 40 minuta, sot udhëtimi është ulur në më pak se një orë me një siguri më të lartë”, tha ministri Boçvarski.

Drejtori i Rrugëve të Maqedonisë, Ejup Rustemi,  theksoi se autostrada e shpejtë, e cila zyrtarisht është vënë në përdorim nga sot, ka një gjatësi prej 13.5 kilometrash.

 “Ndërtimi  i rrugës së shpejtë është me një cilësie të lartë. Gjërësia e rrugës është 11.4 metra dhe ka katër korsi, edhe atë përkatësisht dy karrexhata nga 3.5 metra dhe dy korsi për ndalim nga dy metra, si dhe dy korsi skajore nga 0.20 metrash. Shpejtësia maksimale e lëvizjes në autostradë është 110 kilometra në orë. Më lejoni që ta shfrytëzoj rastin dhe të falënderoj kontraktorin e ndërtimit, Sinohidro nga Republika e Kinës, dhe mbikëqyrësin - "Patinvest Enxhenering" SHA Sofia nga Republika e Bullgarisë për punën e kryer me sukses.

Me këtë kemi përfunduar të gjithë lidhjen rrugore nga Shtipi deri në Koçani me një gjatësi prej 28 kilometrash, për të cilën kemi investuar gjithsej 47 milionë euro”, tha Rustemi.