Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe drejtoresha e Institutit për Gjuhë Maqedonase "Kërste Misirkov", Elena Grujoska Jovanova, sot morën pjesë në ngjarjen me rastin e Projektit të përfunduar për digjitalizimin e kartotekave të fjalëve në gjuhën maqedonase.
Bëhet fjalë për një projekt të mbështetur me mjete buxhetore, përmes të cilit mundësohet mbrojtja e përhershme dhe digjitalizimi i rreth 5 milionë shënimeve me fjalë të vjetra maqedonase, dialekte dhe shkrime, të cilat janë pjesë e pasurisë sonë shpirtërore. Këto shënime me fjalë dhe shprehje burimore maqedonase të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov” datojnë nga periudha e shekujve XIV dhe XV.
Me projektin, këto shënime tashmë nuk do të ruhen më në kuti dhe dollapë, por do të ruhen në formë digjitale, me të cilat do të sigurohet ruajtja e mëtejshme të tyre si thesar nacional i paçmuar.
Për këtë projekt është siguruar buxhet i përgjithshëm prej 14 milionë denarë, për të cilin përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik janë siguruar 9 milionë denarë, përderisa Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë me mjete financiare në vlerë prej 5 milionë denarë.
Realizimi i projektit zgjati nga dhjetori 2021 deri në dhjetor 2022, ndërsa e realizoi Qendra e të Dhënave të Arkivit “Inbox”, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhës Maqedonase "Kërste Misirkov" dhe mbështetja financiare e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se në këtë mënyrë, Qeveria siguron vazhdimësi në ruajtjen e vlerave tona kulturore.
“Gjuha maqedonase është amanet me të cilën duhet të krenohemi, sepse vetëm përmes kultivimit dhe ruajtjes së gjuhës sonë dhe përmbajtjes së saj burimore do të mund ta ruajmë identitetin tonë, për të cilin kanë luftuar gjeneratat para nesh, ndërsa neve na është lënë si testament nga i cili nuk duhet të heqim dorë.
Si Qeveri e cila ka qasje të përgjegjshme për ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore, dëshmuam se edhe më tej do të vazhdojmë të kujdesemi dhe do të mundësojmë ruajtjen dhe konservimin e vlerave tona të identitetit, të cilat na bëjnë të jemi të jashtëzakonshëm në veçantinë tonë në thesarin botëror të vlerave kulturore dhe të identitetit”, tha Kryeministri Kovaçevski në ngjarjen, duke shprehur kënaqësi të madhe për realizimin e projektit.
Duke renditur projektet e Qeverisë për kultivimin e gjuhës maqedonase, Kryeministri Kovaçevski theksoi se gjuha maqedonase tashmë është zyrtare në OKB dhe BE.
“Sot, qartë dhe me zë të lartë, në deklaratat zyrtare përdoret saktësisht termi “gjuhë maqedonase”, e cila është e përfaqësuar në mënyrë të barabartë, së bashku me të gjitha gjuhët e tjera evropiane në Bashkimin Evropian, prova e parë e së cilës është marrëveshja FRONTEX. Fillimi i negociatave me BE-në dhe rrjedhimisht përkthimi i tërë legjislacionit evropian në gjuhën maqedonase është njohja konkrete e gjuhës maqedonase që ne e prisnim - dhe e siguruam.
Duke marrë vendime burrështetas, siguruam njohjen evropiane dhe botërore të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas, për të cilën besoj se do të krenohej i nderuari ynë Koneski”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, theksoi rëndësinë e realizimit të projektit.
“Me këtë projekt kompleks, i cili u realizua me mjete nga Ministria e Kulturës dhe Qeveria përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, bëmë një pwrfshirje historike për të shpëtuar një thesar të paçmuar. Janë mbrojtur kartoteka të mwdhaja nga fusha të ndryshme të gjuhës maqedonase, janë digjitalizuar 12 koleksione, janë krijuar 425 mikrofilma, përmes të cilëve është ruajtur i gjithë materiali dialektologjik dhe onomastik i gjuhës maqedonase. Digjitalizimi bëri të mundur që të gjendet çdo regjistrim nga dosjet e Institutit të Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov” në formë digjitale dhe të krijohet një kopje e origjinalit”, tha ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.