Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot në kuadër të vizitës në rajonin e Prespës, kanë vizituar kishën “Shën. Gjorgji” në fshatin Kurbinovë. Në të njëjtën kohë, Kryeministrit Kovaçevski iu prezantuan edhe aktivitetet ndërtimore që po zhvillohen për mbrojtjen e kishës “Shën. Gjorgi” në fshatin Kurbinovë, i cili paraqet një shembull të jashtëzakonshëm të artit bizantin nga shekulli XII.
Kisha “Shën Gjorgji" në Kurbinovë është e njohur për pikturën murale më të vjetër të ruajtur, e cila paraqet një shembull të jashtëzakonshëm të artit bizantin nga fundi i shekullit të 12-të (1191), veçanërisht për afresket origjinale, duke përfshirë afreskun e Engjëllit Gavril nga Kurbinova (si pjesë të kompozicionit Lajmërim), i cili është i shtypur edhe në kartëmonedhën prej 50 denarë. Duke filluar nga viti 2013, disa projekte për mbrojtjen dhe konservimin e kishës “Shën Gjorgji” në Kurbinovë, si hulumtime konservatore, analiza, rindërtim dhe aktivitete për konservimin e kishës, për të cilat deri më tani janë paguar mbi 360 mijë euro, mjete buxhetore.
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore vazhdon të jetë një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës. Për këtë qëllim, Qeveria vazhdimisht investon në mbrojtjen e pasurive kulturore, ndër të cilat është edhe kisha “Shën. Gjorgji" në Kurbinovë, e cila tashmë është e regjistruar në listën tentative të UNESCO-s (sesioni i 44-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s - Fuxhu, RP Kina, korrik 2021), që është hapi i parë në procesin e regjistrimit të një prone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Krijimi i dosjes për regjistrim në këtë listë është bërë nga institucioni kompetent IN Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu- Manastir dhe është bërë në përputhje me Udhëzuesin Operativ të UNESCO-s për implementin e Konwventws pwr Trashëgimi Botërore.
Më parë, në gjysmën e dytë të vitit 2019, u zhvillua Projekti Bazë për arkitekturën dhe statikën e kishës “Shën. Gjorgji” në Kurbinovë, zbatimi i të cilit për shkak të krizës globale shëndetësore, filloi në vitin 2021. Shumica e punimeve konservuese kanë përfunduar deri në fund të vitit 2022. Për vitin 2023 mbetet për t'u përfunduar ndërtimi i murit mbajtës në anën veriore dhe kanaleve të duhura kulluese, si dhe konservimi i pikturës murale në brendësi dhe eksterier të kishës. Zbatimi i plotë i të gjitha segmenteve të kishës “Sht. Gjorgi” në Kurbinovë, përfshin ndërtimin e mbulesave për mbrojtjen e lyerjes murale në fasadë.