“Edhe këtë vit 2023 sigurohet vazhdimësia e realizimit të programeve dhe projekteve në institucionet kulturore, pagat e punonjësve të kulturës dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore-historike. Ne kemi bërë ndryshime strukturore në Buxhetin për vitin 2023, me të cilat janë paraparë 1 milion euro më shumë për pagat në kulturë, ndryshe nga viti i kaluar, ndërsa bllok-dotacionet për komunat janë rritur gjithashtu nga 6 në 6 milionë e gjysmë euro për shkak të një rritja e pagave të punëtorëve dhe shpenzimeve materiale në institucionet kulturore lokale, si dhe subvencione kapitale për komunat nga 1 deri në 20 milionë denarë. Realizimi i buxhetit të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës për vitin 2022 është mbi 95% dhe të gjitha obligimet financiare për vitin 2022 janë realizuar dhe janë paguar”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën parlamentare. Ai shtoi se si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë në bursat botërore, 6.85% e buxhetit të përgjithshëm për kulturën është planifikuar të ndahet për shërbimet komunale për institucionet në fushën e kulturës, për dallim nga viti i kaluar kur 3.93% janë ndarë për këtë qëllim. Në vitin 2023, sipas Jryeministrit Kovaçevski, mjetet për subvencione dhe transfere drejt komunave do të jenë 12,5 milionë euro.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se siç është kjo Qeveri me përgjegjësi në sferat tjera, ashtu është edhe me pjesën e kulturës.
“Ne vazhdojmë në drejtim të mbrojtjes dhe përkujdesjes ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe në mbështetjen e realizimit të programeve dhe projekteve në fushën e kulturës.“Edhe pse jemi të shtypur nga sfidat e krizës ekonomike botërore, ne arritëm jo vetëm të ruajmë trendin e realizimit të suksesshëm të fushave dhe aktiviteteve të planifikuara të kulturës, por edhe të planifikojmë më shumë mjete në projekte të veçanta kulturore”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Duke folur për projektet e planifikuara kulturore për këtë vit, Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se shkolla e vjetër “Dimitar Vlahov” në fshatin Lubojnë të Prespës do të shndërrohet në Qendër për Promovimin e Gjuhës Maqedonase, ndërsa do të vazhdojë punën edhe Akuadukti i Shkupit dhe i Kishës në Kurbinovë, e njohur për pikturën më të vjetër murale të ruajtur.
“Duke u kujdesur për këto objekte, të cilat janë pjesë e trashëgimisë sonë gjuhësore dhe kulturore, ne po dërgojmë mesazhin se kjo Qeveri është e vendosur të mbrojë dhe afirmojë gjuhën maqedonase si në vend ashtu edhe në botë. Ne po vazhdojmë në atë drejtim, duke mbrojtur dhe afirmuar identitetin tonë të veçantë kombëtar maqedonas”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Sipas tij, Buxheti parashikon rindërtimin e të gjitha monumenteve dhe memorialeve nga Lufta nacionale çlirimtare, për personat që kontribuan në luftën kundër fashizmit dhe çlirimin e vendit tonë dhe për ngjarjet që ndodhën në LNÇ.
“Në pjesën e kujdesit për trashëgiminë kulturore-historike ekzistuese, gjegjësisht për rindërtimin e të gjitha monumenteve dhe memorialeve nga LNÇ, Qeveria ka siguruar para nga Buxheti i shtetit, edhe pse në përputhje me Ligjin për memorialet dhe monumentet, për ngritjen, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e memorialeve janë përgjegjësi e komunave, përkatësisht e qytetit të Shkupit. Detyrohet Ministria e Kulturës për lidhjen e marrëveshjeve, memorandumeve të bashkëpunimit me komunat për rehabilitimin e monumenteve dhe për t'i dorëzuar Qeverisë informacion në të cilin do të përcaktohen masat dhe mjetet e nevojshme për këtë qëllim. E gjitha me synimin, e përsëris edhe një herë, që të gjitha monumentet nga LNÇ-së të rikonstruktohen”, shtoi Kryeministri.
Nga projektet më domethënëse të planifikuara për vitin 2023, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se këtë vit fillon rindërtimi dhe rehabilitimi i plotë i Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku janë ekspozitat etnologjike, arkeologjike dhe historike të shtetit.
Lidhur me atë që është realizuar vitin e kaluar, Kryeministri përmendi investimet kapitale të realizuara në disa sektorë, duke përmendur se krahasuar me vitin 2014, kur investimet kapitale ishin 286 milionë euro, vitin e kaluar janë rritur dhe kanë arritur vlerën prej 465 milionë euro. që është një rritje për 179 milionë euro ose më shumë se 60%. Ndërsa, vetëm në tre vitet e fundit, në kushtet e një pandemie dhe një krize ekonomike globale, siç tha kryeministri, Qeveria arriti të realizojë investime kapitale në vlerën totale prej 1.1 miliardë euro.