Ministri i Ekonomisë dhe Punës Durmishi ndau aktvendime për mbështetje financiare për vendosjen e standardeve ISA dhe HALLALL për 14 kompani vendore

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot i ndau aktvendimet për  pagesën e mjeteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vendosjen e standardeve ISO dhe certifikimin e sistemit HALLALL në bazë të thirrjeve të shpallura publike për masat në kuadër nga Programi  për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin  2024.

Sivjet, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në kuadër të Programit  për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024, realizoi :

MASËN  4 - Kompensim të një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO, 40% të shpenzimece të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.

MASËN 5 - Kompensimi i një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemit HALLALL, duke bashkëfinancuar 40% të shpenzimece të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.

Për realizimin e kësaj mase, Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli thirrjet publike në të cilat janë definuar kushtet për pjesëmarrje dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Dy thirrjet publike u publikuan njëkohësisht më 19.07. të vitit 2024 në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe zgjatën deri më 01.10. të vitit 2024. 

Për secilën nga këto masa sigurohen mjete në  vlerë prej 2.000.000 denarë individualisht.

Që nga 01.10. të vitit 2024, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës kanë mbërritur 9 (nëntë) kërkesa nga parashtruesit për bashkëfinancim të certifikimit sipas standardeve ISO dhe 14 (katërmbëdhjetë) kërkesa nga parashtruesit për bashkëfinancim të certifikimit të sistemit HALLALL.

Nga 9 (nëntë) kërkesat e shqyrtuara, Komisioni konstaton se 1 (një) nuk i plotëson kushtet për pjesëmarrje të përcaktuara në Thirrjen publike për ISO, dhe për 8 (tetë) kërkesat e mbetura vendosi të aprovojë kompensimin e një pjese të shpenzimevce për certifikim, sipas dokumentacionit të dorëzuar, në shumën e përgjithshme prej 463.961 denarë.

Nga 14 (katërmbëdhjetë) kërkesat e shqyrtuara, Komisioni konstaton se 9 (nëntë) nuk i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje të përcaktuara me Thirrjen publike për HALLALL, dhe për 5 (pesë) kërkesat e mbetura vendosi të miratojë kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikim, sipas dokumentacionit të dorëzuar, në shumën e përgjithshme prej 445.260 denarë.

Fituesit e mbështetjes financiare nga këto masa janë: 

Për masën për vendosjen e standardeve ISO:

  • ORNAMAKS SHPKNJP Shkup
  • BAGA FOOD SHPK Manastir 
  • BURDEM-PLASTIK SHPK Studeniçan
  • BIMFOOD SHPK Prilep
  • PROAHIS INOVATION SHPK Manastir,
  • GALATEKS SHPKNJP Kumanovë
  • AKCES KONSTRAKSHËN GRUP Shkup
  • EVROPA 92 SHPKNJP Koçanë
  • MARMAJOZ SHPK Prilep

Për masën për vendosjen e standardeve HALLALL janë: 

  • SOKO GORICA SHPKNJP Shkup
  • NURO KOMPANI SHPK fsh, Kamjan, Bogovinë
  • NELLKOSKI ORGANIK FUD SHPKNJP fsh. Drasllajcë, Strugë
  • ANETA KOMPANI SHPKNJP Shkup
  • LECKER SHPKNJP fsh. Trebosh, Zhelinë

Duke marrë parasysh nevojat e kompanive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës edhe në të ardhmen do të vazhdojë të zbatojë masa dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e konkurrentësisë së NVM-ve.