Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska, në fjalimin e saj përmes videos në panelin “Integrimet në BE dhe proceset reformuese” që u mbajt në kuadër të konferencës vjetore “Viti i mundësive të reja”, tha se është i nevojshëm një konsensus i fuqishëm social rreth krijimit të parimet e qeverisjes së mirë në çdo nivel, në secilin institucion.
“Çdo punë duhet të bazohet në transparencë, llogaridhënie, sundim të ligjit, efikasitet dhe efektivitet”. Qytetarët tashmë janë shumë të ndjeshëm ndaj korrupsionit, ndaj punës jashtë vendit, ndaj çdo lloj keqpërdorimi të detyrës zyrtare.
Në bashkëpunim me institucionet kompetente tashmë po punohet për zgjidhje dhe politika që do të mundësojnë që korrupsioni të bëhet joprofitabil. Nuk kam iluzione se korrupsioni mund të çrrënjoset, por besoj se mund të zvogëlohet”, tha në fjalimin e saj përmes videos zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska.
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq theksoi se ky është viti më i suksesshëm në eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është një pikë kthese kyçe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
“Këtë vit duhet të përfundojmë me sukses procesin e skriningut, të fokusohemi te reformat, të sigurojmë konsensus politik social, ndryshime kushtetuese. Gjatë kësaj periudhe duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ofruar ndihmë financiare”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski duke folur për shpërndarjen e lëndëve nëpër gjykata dhe prokurori publike theksoi se nga 1 janari i vitit 2023 duhet të zbatohet sistemi për menaxhim me lëndët në prokurori.
“Praktika e shpërndarjes së lëndëve gjyqësore, siç ka qenë në të kaluarën, me dorë, nuk ekziston më. Në gjykata, lëndët ndahen dhe rishpërndahen përmes sistemit AKMIS. Është obligim ligjor, ndërsa mënyra e shpërndarjes është e rregulluar me rregulloren e procedurës gjyqësore”, tha Tupançeski.
Në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë vazhdimisht po punohet për të siguruar një administratë publike bashkëkohore dhe efikase të bazuar në digjitalizim që ofron shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjektet e biznesit.
“Qëllimi ynë është një administratë e depolitizuar, transparente dhe e përgjegjshme, ku do të sundojë sistemi evropian i vlerave, me një sistem meritash dhe profesionalizëm të madh. Jemi duke punuar në mënyrë aktive për Strategjinë e re për RAP (2023-2030), një dokument me synime dhe aktivitete realiste që do të kontribuojë në përmirësimin dhe përafrimin e vendit tonë me standardet e BE-së”, tha zëvendësministri për Shoqërinë Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski.
Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhain theksoi se të gjitha përpjekjet e Qeverisë të drejtohen në reformat për të pasur avancim.
“Ne jemi të vendosur fuqishëm për të mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e BE-së, por bazat e procesit të anëtarësimit ende zbatohen: standardet duhet të përmbushen. Nuk është rastësi që procesi i anëtarësimit të vendeve kandidate në BE fillon dhe përfundon me sundimin e së drejtës. Të gjitha përpjekjet duhet të synojnë reformat për të bërë progres, të fokusuara dhe të vendosura. Suedia është donatori më i madh dypalësh mes vendeve anëtare të BE-së, me një program bashkëpunimi reformash që synon të ndihmojë autoritetet nacionale dhe shoqërinë civile në procesin e integrimit në BE. Sot ju informojmë se ky program do të rritet ndjeshëm”, tha ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhain.