Në kushte të njërës prej krizave më të mëdha botërore në Evropë, Qeveria arriti të mbrojë ekzistencën dhe standardin e qytetarëve nga rritjet e mëdha të çmimeve të ushqimit dhe energjisë elektrike, të shkaktuara nga kriza botërore ekonomiko-energjetike dhe lufta që zhvillohet në Ukrainë.
Rritëm pagën minimale, pagën mesatare dhe pensionet. Kemi ndihmuar kompanitë për të mbajtur punonjësit. Në vitin e krizës 2022 për mbarë botën ne kishim edhe investime të reja në shtet, me vende të reja të punës”, theksoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”, që mbahet sot dhe nesër në hotelin “Aleksander Palas” në Shkup.
“Kemi rritur pagën minimale neto në mars të vitit 2022 në 18.000 denarë në muaj. Ajo është për 3.000 denarë më e lartë se paga minimale e vitit të kaluar në muajin prill, kur ishte 15.000 denarë. Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagën minimale, që miratuam, në vitin 2023, në përputhje me rritjen e shpenzimeve të jetesës, paga minimale do të jetë rreth 20.200 denarë.
Është rritur edhe paga mesatare neto, në 33.000 denarë në muajin nëntor të vitit 2022, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Është për 4.000 denarë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtin muaj kur ishte 29.000 denarë.
Rritja e pagës minimale sigurisht që do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të pagës mesatare. Pensionet në vitin 2022 janë rritur për 10 për qind, që është rritje historike e pensioneve dhe atë për një periudhë vetëm njëvjeçare.
Thashë që kemi marrë edhe masa afatshkurtra edhe sistemore, kështu që në këtë vit 2023 vijon rritje e re të pensioneve, sipas metodologjisë së re të llogaritjes, e cila parashikon harmonizimin e pensioneve në përputhje me shpenzimet e jetesës dhe rritjes së pagës mesatare.
Për një vit kalendarik, me këtë rritje, rritja e pensioneve do të jetë rreth 16 për qind. Me këtë zgjidhje sistemore i kemi siguruar pensionistët – më kurrë askush nuk do të bëj lojëra parazgjedhore me ta, sepse rritjen e pensioneve e kemi garantuar me ligj”, tha Kryeministri Kovaçevski, i cili tha se kjo mënyrë gjithëpërfshirëse e punës është zbatuar edhe gjatë rritjes së pagave në mbrojtje (mbi 2.000 denarë); në polici (për një 5 përqind të ri); mjekëve (me 5 për qind të reja, me çka paga bazë e mjekëve specialistë është rritur me 40 për qind në 4 vjet); për të gjithë 25,000 mësuesi në shkollat fillore dhe të mesme (me 15 për qind); organeve të drejtësisë, prokurorisë publike dhe policisë së burgjeve (me 15 për qind), si dhe paralajmëroi rritje të pagave në arsimin e lartë.
“Qeveria ka shkurtuar shpenzimet joproduktive dhe në kushte të krizës më të madhe botërore, arrin t'i kryejë rregullisht obligimet ndaj të gjithë qytetarëve dhe ndaj ekonomisë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
“Në vitin 2022, një nga vitet e krizës në Evropë, faktet tregojnë se kemi një shumë rekord të investimeve të huaja të drejtpërdrejta – 430 milionë euro, në zonat e zhvillimit teknologjik industrial. Janë krijuar 2.300 vende të reja pune, me paga më të larta se mesatarja e shtetit.
Me qëllim që ne si shtet t’u ndihmojmë kompanive, në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, në vitin 2022 kemi paguar ndihmë rekord shtetëror në vlerë prej 23 milionë euro për 410 kompani që punësojnë mbi 27.000 punëtorë. Vitin e kaluar janë nënshkruar 277 kontrata të reja, që është numri më i madh i kontratave të nënshkruara që nga miratimi i Ligjit.
Vetëm në vitin 2022, kthimi i TVSH-së arrin në mbi 727 milionë euro, që është kthim më i lartë i TVSH-së ndaj ekonomisë që nga pavarësia e shtetit deri më sot. Me këtë, në mënyrë shtesë e përkrahim likuiditetin dhe konkurrencën e kompanive dhe e kemi rritur rimbursimin e TVSH-së për qytetarët nga 1800 denarë në 2100 denarë për tremujor. Me këtë mënyrë të kursyer dhe të përgjegjshme të punës dhe përqendrim ndaj nevojave të qytetarëve, sollëm me kohë edh masat kundër krizës.
Pakoja e masave kundër krizës në vlerë prej mbi 760 milionë euro është vlerësuar si ndihma më e madhe shtetërore në rajon, sipas të dhënave të Bankës Botërore”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
“Në vitin pas nesh, që përputhet me përvjetorin e mandatit të kësaj Qeverie, mund shumë lehtë të kërkojmë justifikime pse diçka nuk mund të bëhet. Ose, mund të udhëhiqemi nga mënyra se si diçka mundet: si ta bëjmë, përmirësojmë, avancojmë. Dhe ne vendosëm pikërisht kështu të punojmë.
Unë do t’u përgjigjem disa komenteve se: pagat, pensionet, investimet, ndihma shtetërore po rriten, por çfarë do të thotë kjo kur ka edhe shpenzime më të larta jetese. Për të gjithë ata që marrin mbështetje shtetërore, kjo do të thotë vërtet shumë.
Sepse sfidat ishin reale edhe nëse nuk do të kishte ndihmë shtetërore, nëse merret parasysh se në vendet e zhvilluara në botë ndodhin mbyllje të kompanive dhe largime masive nga puna gjatë krizës botërore.
Këto arritje që theksova po ndodhin edhe në krahasim me vitet kur nuk pati pasoja të krizës ekonomike botërore në vend. Por, atëherë paratë shkonin në stiropor, në shelgje, në Belize. Sot paratë shkojnë tek qytetarët.
Të gjitha këto fakte janë dëshmi e kësaj. Prandaj, do të ishte mirë, kur dikush merr një vendim nëse dhe sa përparojmë si shtet- të fillojë nga kjo – lidhur me çka është bërë dallimi, për sa i përket mënyrës se si është bërë krahasimi, këtë vit krahasuar me vitet e kaluara.
Para nesh është një vit i mundësive të reja, për të cilat kemi punuar me shumë mund dhe për të cilat kemi krijuar parakushte gjatë vitit të kaluar. Janë të mundshëm dhe të nevojshëm hapat e rinj përpara, për të gjithë në atdheun tonë. Mund të kemi një cilësi jete dinjitoze, sipas standardeve evropiane.
Republika e Maqedonisë së Veriut mund dhe duhet të jetë pjesë e Evropës së sotme”, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e sotëm në Konferencën vjetore që mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup.