Kryeministri Kovaçevski ka dënuar vandalizmi mbi klubin maqedonas në Bllagoevgrad

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dënon ashpër aktin vandal të goditjes me gurë të klubit maqedonas “Nikolla Jonkov Vapcarov” në Bllagoevgrad. Ai përmes profilit të tij në Fejsbuk tha se se pret që institucionet në Republikën e Bullgarisë të zbulojnë sa më parë autorët dhe t'i dënojnë në mënyrë kompetente. 

“Goditja me gurë e klubit maqedonas “Nikolla Jonkov Vaptsarov” në Bllagoevgrad është një akt vandalizmi që e dënoj ashpër. Veprime të tilla nuk përputhen me politikën e dakorduar për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, respektit të ndërsjellë dhe miqësisë ndërmjet dy shteteve fqinje”, ka thënë Kovaçevski në një postim në profilin e tij në Facebook.
Ai tha se pret që institucionet në Bullgari t’i gjejnë autorët dhe t’i dënojnë sa më shpejt.

“Goditja me gurë e klubit maqedonas “Nikola Jonkov Vaptsarov” në Bllagoevgrad është një akt vandalizmi që e dënoj ashpër. Veprime të tilla nuk përputhen me politikën e dakorduar për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, respektit të ndërsjellë dhe miqësisë ndërmjet dy shteteve fqinje. Pres që institucionet kompetente në Bullgari të zbulojnë dhe sanksionojnë sa më parë autorët dhe të dënojnë vandalizmin. Maqedonia e Veriut, në frymën e vlerave evropiane, do të vazhdojë përpjekjet e saj për forcimin e agjendës positive dhe diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë", tha Kovaçevski në postimin e tij në Facebook.