Kovaçevski: Me masa kundër krizës ndihmojmë kompanitë, luftojmë për çdo vend pune

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kanë vizituar sot kompaninë farmaceutike “Bionica Farmaceutikals”.

Gjatë vizitës, Kryeministrit Kovaçevski ju prezantua  procesi i prodhimit të kompanisë, aktiviteti kryesor i së cilës është prodhimi i barnave, pajisjeve mjekësore, suplementeve ushqimore dhe kozmetikës.

Kryeministri u takua edhe me ekipin drejtues të kompanisë, e cila ka 77 punonjës përveç tregut vendor është e orientuar nga eksporti.

“Për t'u vlerësuar është ajo që ka arritur të arrijë kjo kompani në njëzet vitet e fundit në tregun maqedonas, që është prodhimi dhe shitja e vazhdueshme e barnave, pajisjeve mjekësore, suplementeve ushqimore dhe kozmetikës. Dhe jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe në mbi 10 vende të tjera ku eksporton produktet e saj.

Si kompani prodhuese, “Bionica Farmaceutikals” arriti të zhvillojë këtë model biznesi me partneritete ndërkufitare. Jemi të sigurt që e gjithë kjo ndihmë shtetërore do të thotë diçka për kompanitë, sepse ndërkohë që mbylljet e kompanive dhe pushimet masive po ndodhin në mbarë botën, ne po luftojmë për çdo punë, për ruajtjen e likuiditetit të kompanive, për rritjen e prodhimit vendas dhe për çdo lloj mbështetje për sektorin e biznesit për të qenë konkurrues në tregjet rajonale dhe botërore”, theksoi Кryeministri Kovaçevski gjatë vizitës në kompaninë “Bionika Farmaceutikals”, ku iu prezantua stick pack machine, e furnizuar me ndihmen e shtetit.

Ai rikujtoi pwr  ndihmën e cila Qeveria siguron për nevojat e sektorit të biznesit.

“Me qëllim që ne si shtet të ndihmojmë kompanitë, në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, në vitin 2022 kemi paguar një ndihmë rekord shtetëror në vlerë prej 23 milionë euro për 410 kompani që punësojnë mbi 27 mijë punëtorë. Vitin e kaluar janë nënshkruar 277 kontrata të reja, që është numri më i madh i kontratave të nënshkruara që nga miratimi i ligjit.

“Ne sollëm në kohë paketën e masave kundër krizës në vlerën mbi 760 milionë euro, e cila vlerësohet si ndihma më e madhe shtetërore në rajon, sipas të dhënave të Bankës Botërore”, nënvizoi Kryeministri.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kompania “Bionika Farmaceutikals”, si dhe qindra kompani të tjera kanë qenë drejtpërdrejtë të mbështetur dhe në kohë të krizës me Kovid, me qëllim të sigurohet vazhdimësi në punën e tyre.

Ai sqaroi se me masat e deritanishme janë ndihmuar një numër i madh kompanish.

“Ne po krijojmë masa të reja në mënyrë që ti dalim në ndihmë industrisë sonë, biznesmenëve tanë dhe në këtë mënyrë të rrisim numrin e të punësuarve dhe natyrisht ata kanë mundësi të investojnë në teknologji të reja. Më shumë se 400 kompani janë mbështetur me masën që ne kemi zbatuar për rritjen e konkurrencës dhe përveç kësaj më shumë se 400 kompani janë mbështetur sipas Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve.

Kjo do të thotë se mbi 30 milionë euro nga shteti, nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe nga Ministria e Ekonomisë përmes Bankës Maqedonase për Zhvillim, përmes masave të ndryshme janë vendosur në industrinë tonë, ku janë hapur vende të reja pune, dhe në mënyrë plotësuese u rritën edhe eksportet”, tha ministri Bekteshi, duke bërë të ditur se po punohet për rishikimin e rregulloreve ligjore për mbështetjen financiare të investimeve, përmes një procesi të gjerë konsultimi me të gjithë të interesuarit.

Pronari i “Bionika Farmaceutikals”, Marko Novoviq, gjatë aktivitetit shprehu rëndësinë e mbështetjes financiare që kanë marrë nga shteti, gjegjësisht 100.000 euro përmes masës së mbështetjes financiare për përforcimin e konkurrencës së subjekteve afariste në periudhën post Kovid.

“Ne kemi shfrytëzuar masën për furnizim të teknologjisë për prodhimin e formave të ngurta farmaceutike, gjegjësisht paketim pluhur dhe zbatim të softuerit sipas kërkesave më të fundit të praktikës së mirë prodhuese për prodhimin e produkteve farmaceutike.

Ky projekt na mundësoi që të rrisim konkurrencën e produkteve tona në të gjitha tregjet ku jemi të pranishëm, të rrisim portofolin e produkteve dhe të përmirësojmë sigurimin e cilësisë gjatë prodhimit të produkteve tona”, tha pronari i “Bionika Farmaceutikals”, Marko Novoviq.

 Bionika ka një certifikatë për prodhimin e barnave (GMP) nga Republika e Sllovenisë, e cila vlen për tërë territorin e BE-së, e cila mundëson eksportin e produkteve në vendet anëtare dhe më gjerë.

 

Kompania ka marrëveshje me partnerë prodhues për produkte të ndryshme nga ky vend, Danimarka, Serbia dhe Rumania, si dhe me distributorë të produkteve të tyre në rajon dhe më gjerë.