Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, së bashku me këshilltaren për shëndetësi, docent Ana Daneva-Markova,drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Magdalena Filipovska - Grashkoska dhe deputetja Sanella Shkrijel, realizuan takim me përfaqësues nga Asociacionit për Fibrozë Cistike.
Në fillim të takimit, Kryeministri Kovaçevski edhe një herë shprehu keqardhjen e thellë për vdekjen e të ndjerit të parakohshëm Bllagojçe Ilievski, i cili humbi betejën me sëmundjen fibrozën cistike.
Kovaçevski në takim theksoi se tashmë janë dhënë udhëzime për blerjen e menjëhershme të ilaçit për pacientët më kritikë me këtë sëmundje, në mënyrë që të sigurohet në një kohë sa më të shkurtër, për të cilin tashmë janë miratuar mbi 2.2 milionë euro.
Kryeministri theksoi se nuk do të lejojë që asnjë pacient në vend të veçohet apo të margjinalizohet, vetëm se ka terapi të kushtueshme. Në Qeveri do të formohet një organ i posaçëm i përbërë nga këshilltarët ekspertë të kryeministrit, FSSH, MALMED, BFP, Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve dhe përfaqësues nga Asociacionit për Fibrozë Cistike,cili deri në fund të javës së ardhshme duhet të bëjë propozim për ndryshime në Ligjin për Prokurim Publik, Ligjin për Barnat dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore në mënyrë që të mund të negociohet drejtpërdrejt për prokurimin e barnave dhe në këtë mënyrë të sigurojë barnat për të gjithë pacientët. Me ndryshimin e rregulloreve ligjore ekzistuese do të bëhej një zgjidhje sistematike, pra shteti do të siguronte terapinë e nevojshme në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin e barnave.
Gjithashtu, për herë të parë do të përgatitet një Program trevjeçar për pacientët me fibrozë cistike, në të cilin do të ketë parashikueshmëri buxhetore për çdo vit në mënyrë që të gjithë pacientët të marrin ilaçin.