Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon opinionin se sot është mbajtur takimi punues i organit të posaçëm, në të cilin kanë marrë pjesë këshilltarët ekspertë të kryeministrit, përfaqësues të FSSHRMV, Klinikë për sëmundje të fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë, nga industria farmaceutike si dhe nga Asociaocioni i Fibrozës Cistike.
Në takim, në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, të gjithë anëtarët dhanë mendimin dhe kontributin e tyre në lidhje me ndryshimet e propozuara në zgjidhjet e nevojshme ligjore që rregullojnë dhe mundësojnë planifikimin sistemor dhe zgjidhjen sistematike për pacientët me fibrozë cistike. Procesi është një fazë parafinale dhe grupi i punës pritet që nesër të përcaktojë propozim pwr dispozitat ligjore përfundimtare, me të cilat shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e ilaçit dhe në këtë mënyrë të sigurojë për pacientët që janë të sëmurë nga fibroza cistike me medikamentin “Trikafta”.
Gjithashtu në takim, së bashku me Asociaocionin e Fibrozës Cistike, u diskutua edhe për Programin trevjeçar për pacientët me fibrozë cistike, i cili do të sigurojë parashikueshmëri buxhetore dhe planifikim të duhur të prokurimit, duke garantuar kështu sigurinë për pacientët në të ardhmen. Zgjidhja e diskutuar është sipas standardeve evropiane të përcaktuara për këtë lloj ilaçi dhe trajtimin e sëmundjes.
Diskutimi për ndryshimet në zgjidhjet ligjore po zhvillohet paralelisht me blerjen e ilaçitpër pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike, për të cilin Fondi i Shëndetësisë miratoi javën e kaluar mbi 2.2 milionë euro. Në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, të gjitha procedurat u përfunduan në kohën më të shkurtër të mundshme, gjë që mundëson prokurimin pa probleme të menjëhershme të barit “Trikafta”, dhe dorëzimi i barit për këta pacientë pritet të kryhet nga furnizuesi. në një periudhë sa më të shpejtë, jo më shumë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnizuesit, dhe e lidhur me specifikat e vetë ilaçit.