Kovaçevski për MIA: Konferenca e Mynihut tregoi unitetin e fuqishëm të NATO-s, vendeve perëndimore dhe BE-së për të ruajtur sigurinë e Evropës

Kryeministri Kovaçevski, në intervistën për MIA foli për konkluzionet dhe përshtypjet nga  Konferenca e Mynihut ku dhe ku morën pjesë më shumë se 450 vendimmarrës të nivelit të lartë dhe liderë të shquar botërorë, duke përfshirë krerët e shteteve, ministra, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve, si dhe drejtues të biznesit dhe shoqërisë civile. Në konferencë u diskutuan sfidat më të mëdha të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

“Unë isha i nderuar të drejtoja delegacionin tonë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Çështje kyçe ishte siguria e Evropës në dritën e luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Maqedonia e Veriut ka treguar se aktualisht jemi faktor stabiliteti në Ballkan, jemi këtu si anëtare e NATO-s, së dyti, jemi këtu si vend që ka filluar negociatat me BE-në dhe së treti si vend që kryeson OSBE-në, organizata më e madhe e sigurisë në Evropë. Konferenca në Mynih tregoi disa gjëra të rëndësishme. Së pari, NATO-ja, vendet perëndimore dhe BE-ja janë më të bashkuar se kurrë. Së dyti, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, zëvendëspresidenti i Amerikës dhe kancelari Sholc dhe kryetari i KE-së, si dhe liderë të tjerë nga Evropa, shprehën mbështetjen e tyre të qartë për Ukrainën, sepse ky nuk është vetëm një sulm nga një vend kundër një vendi tjetër, por një sulm i një vendi më të forti kundër një shteti më të dobët dhe se nëse kjo nuk parandalohet dhe nëse Ukraina nuk ndihmohet, mund të inkurajojë shtetet e tjera të botës që të bëjnë të njëjtën gjë. Sigurisht, kjo do të ndikojë në sigurinë e gjithë botës demokratike në të cilën jetojmë sot", deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për MIA duke vlerësuar që këto situata do të ndikojnë në sigurinë e gjithë botës demokratike.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se tema e dytë që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme ishte lufta kibernetike që po zhvillohet dhe e cila praktikisht është pjesë e luftës që po shpërthen në Ukrainë, ndaj së cilës janë të ekspozuara të gjitha vendet, veçanërisht vendet e botës perëndimore, dhe tashmë dihet se nga cilat vende po vijnë këto sulme hibride kibernetike. 

"Gjithashtu u diskutua për ndihmën që duhet t'u jepet vendeve që merren me këto sulme kibernetike. Ne jemi një nga vendet e ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, por jo i vetmi. Po të shikojmë mediat do të shohim se me këtë po përballet edhe Mali i Zi, ndërsa më parë u përballën vende si Gjermania, Serbia dhe vende të tjera. Sigurisht që kjo nxjerr në pah nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe konferenca e Munihut ishte vendi ku 450 përfaqësues, liderë shtetesh, përfaqësues të sektorit joqeveritar, individë të dalluar, diskutuan pikërisht për këto tema", tha Kryeministri Kovaçevski.