Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të zëvendëskryetares së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, u miratuan një sërë masash për përmirësimin e sigurisë së sistemeve informative në institucione, të cilat do të zbatohen në afat sa më të shkurtër në çdo institucion të sektorit publik.
Këto masa vijojnë pas një varg aktivitetesh për koordinimin me donatorët dhe palët e interesuara në fushën e sigurisë kibernetike me synim të ndërtimit të qëndrueshmërisë në institucionet publike që gjithnjë e më shumë janë qëllim i sulmeve kibernetike, ndërsa synimi i të cilave është të bëjnë të pamundur sistemet që ofrojnë shërbime për qytetarët dhe kanë pasoja të drejtpërdrejta, të dukshme dhe serioze në jetën e tyre.
Në këtë drejtim, Qeveria i ngarkoi organet e administratës shtetërore, dhe i udhëzoi institucionet që nuk janë organe të administratës shtetërore, që të caktojnë një person përgjegjës për sigurinë e informacionit në organizatat e tyre me qëllim të raportimit në kohë të incidenteve dhe shkëmbimit të informacioneve për incidentet. kërcënimeve dhe rreziqeve që lidhen me sigurinë e sistemeve të informacionit në Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT.
Obligohen edhe organet e administratës shtetërore dhe këshillohen institucionet që nuk janë organe të administratës shtetërore që të dorëzojnë informacione të caktuara në Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT, për t'u regjistruar/përditësuar për shërbimet e Qendrës.
Organet e administratës shtetërore janë të detyruara, ndërsa institucionet që nuk janë autoritete të administratës shtetërore udhëzohen që të regjistrojnë detyrimisht dhe të kryejnë trajnime për sigurinë kibernetike për punonjësit në administratën publike.
Në të njëjtën kohë, është e nevojshme që organet e administratës shtetërore të bëjnë plan për realizimin dhe parashikimin e implikimeve financiare të masave të Qendrës Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT.
Qeveria rekomandoi Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT pranë Agjencisë për Komunikime Elektronike që t'i dorëzojë Qeverisë raport për kontrollin e kryer falas të sigurisë kibernetike të ueb aplikacioneve të institucioneve të regjistruara.
Masat e miratuara janë me prioritet të lartë për mbrojtjen e sistemeve të IT-së të institucioneve të sektorit publik, për këtë arsye Qeveria rekomandoi që këto masa të zbatohen në kohën më të shkurtër të mundshme në çdo institucion të sektorit publik, me synim parësor mbrojtjen e sistemet për shërbime ndaj qytetarëve.