Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve, theksoi se edhe këtë vit vendi po vazhdon transformimin e suksesshëm drejt energjisë së gjelbër, duke vazhduar me investimet në termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme. Këto investime duhet t'i sigurojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut prodhim më të madh të energjisë elektrike dhe pavarësi energjetike të vendit.
“Vetëm në vitin 2022 janë ndërtuar dhe elektrocentrale dhe prodhojnë energji elektrike me mundësinë prej 152 megavat kapacitet të instaluar që prodhojnë energji elektrike nga burime të ripërtërishme. Vitin e kaluar Komisioni Rregullator i Energjetikës ka dhënë 267 leje për prodhimin e energjisë elektrike të gjelbër. Këto investime kanë një kontribut të rëndësishëm në transformimin dhe pavarësinë energjetike.
Këto termocentrale të reja që prodhojnë energji elektrike nga dielli, era, uji dhe biogazi, të cilat janë ndërtuar në një vit, janë të barabarta me kapacitetet energjetike që janë ndërtuar prej vitesh, si HEC Kozjak, HEC Sveti Petka dhe parku i erës Bogdanci. Ajo që është bërë prej vitesh, tashmë bëhet në vetëm një vit. Me fuqinë e instaluar të këtyre 152 megavatëve, vetëm në vitin 2022 mund të plotësohen nevojat e 65.700 amvisërive me konsum mesatar të energjisë elektrike. Gjegjësisht, nevojat e amvisërive nga gjashtë qytete të vendit mund të plotësohen nga këto kapacitete nga burime të ripërtëritshme, si Ohri, Tetova, Kratova, Krusheva, Kriva Pallanka dhe Sveti Nikolla. Kapaciteti, i krijuar, i investuar dhe i vendosur në rrjet vetëm në vitin 2022”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se me ndryshimet në Ligjin për ndërtim u thjeshtuan procedurat për ngritjen e termocentraleve fotovoltaike, të cilat më parë kanë zgjatur me muaj dhe që përbënin pengesën më të madhe për instalimin e termocentraleve fotovoltaike për amvisëritë.
“Investitorët tashmë janë të detyruar vetëm të njoftojnë Komunën dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme me projektin bazë për termocentralin, të cilën e bën një kompani e autorizuar. Për personat juridikë do të kërkohet ekstrakt nga regjistri qendror dhe për personat fizik kopje e letërnjoftimit, më pas titulli i pronës së objektit në të cilin është vendosur dhe projekti bazë për ekzekutimin e termocentralit në të cilën duan të investojnë. Inspektorët komunal do të kontrollojnë nëse janë instaluar fotovoltaikë siç është paraparë me projektin”, tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se në fillim të vitit 2022, kompanitë maqedonase kanë interes të madh për të investuar në termocentrale fotovoltaike. Në vitin 2019, për krahasim, ishin 35 termocentrale të reja diellore me fuqi prej 5.8 megavat, në vitin 2020 ishin instaluar 29 termocentrale me fuqi prej 7 megavat, ndërsa në vitin 2021 ishin 48 termocentrale me fuqi prej 14 megavat. .
Interesimi më i madh është për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet fotovoltaike, pastaj për termocentralet e biogazit, si dhe për termocentralet që prodhojnë energji elektrike nga uji. Do të thotë, të gjitha nga burimet e ripërtërishme të energjisë.
“Gjatë periudhës kur energjia elektrike ishte më e shtrenjta, për shkak të fotovoltaikëve ne kishim energji elektrike që në fund rezultoi të kemi rrymën më të lirë në rajon”, tha Kovaçevski.