Kovaçevski: Realizimi i hershëm i premtimit për pagë mesatare mbi 34.000 denarë, mbi 430 milionë euro investime të reja

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend, u fokusua në informacionet e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës, sipas të cilave shënohet rritje e re e pagës mesatare në vend dhe paralajmëroi trend të rritjes së pagave dhe pensioneve.

“U vërtetua ajo që ne vazhdojmë të themi, se kemi rritje të vazhdueshme të pagave në vend. E realizuam premtimin që e dhamë, se në vitin 2024 do të kemi mbi 34.000 denarë pagë mesatare, e realizuam gati një vit më herët. Falë masave dhe politikave të duhura të krijuara nga Qeveria dhe punës dhe kujdesit tonë të përkushtuar ndaj qytetarëve, paga mesatare neto në muajin dhjetor 2022 arriti në 34.364 denarë. Është rritje për 4.400 denarë ose 14,8 për qind nga i njëjti muaj i vitit 2021, kur ishte 29.900 denarë. Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: industri përpunuese (20.4%), art, argëtim dhe veprimtari administrative dhe shërbime ndihmëse. Rritja e pagës mesatare neto është rezultat i masave dhe politikave ekonomike që zbaton Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe asaj minimale”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në afat të mesëm, theksoi Kryeministri Kovaçevski, në periudhën 2024-2027, rritja nominale e pagës mesatare pritet të jetë 6,1 për qind në vit, përkatësisht: në vitin 2023 - 7,3 për qind, në vitin 2024 - 6,4 për qind, në 2025 - 6.1 përqind, në 2026 - 6.1 përqind dhe në 2027 - 5.8 përqind.

“Si qeveri socialdemokrate vazhdojmë të investojmë në kapital njerëzor dhe standard më të mirë për çdo të punësuar në shtet, me rritje të vazhdueshme të pagës minimale, pagës mesatare dhe pensioneve”, tha Kryeministri Kovaçevski.

“Nuk ka vërtetim më të mirë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, sesa hapja e vendeve të reja të punës, investimet kapitale, rritja e pagave, pensionet, pakot për ndihmë dhe mbështetje për qytetarët, pensionistët, kompanitë, subvencionet për bujqit, investimet e reja të huaja. “ vlerësoi Kryeministri Kovaçevski dhe paralajmëroi një investim të ri.

“Sot nga kjo foltore dua të njoftoj realizimin e një tjetër investimi të ri të huaj, i cili do të nisë nesër me ndërtimin e një kapaciteti të ri prodhues. Bëhet fjalë për kompaninë gjermane “Gereshajmer”, e cila rreth katër vite më parë bëri një hap të guximshëm, duke investuar në ndërtimin e fabrikës për plastikë mjekësore, pikërisht këtu, në Zonën për Zhvillim Teknologjik dhe Industrial 2, në Shkup. Kjo kompani përsëri zgjodhi Maqedoninë e Veriut për një investim të ri për një fabrikë të dytë në këtë zonë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Qeveria, tha Kryeministri, po krijon një vend të sigurt për investime.

“Qëllimi ynë është të krijojmë kushte mbarëbotërore të nevojshme për funksionimin normal të kompanive, pavarësisht nëse janë investitorë të huaj apo vendas. Vitin 2023 e nisëm me një investim të ri “Magna Mechatronics” prej 40 milionë eurosh, i cili në fazën e parë do të sjellë 600 vende të reja pune. Paga mesatare në zona është mbi mesataren e vendit, e cila po ashtu është në rritje dhe sipas të dhënave të fundit statistikore është mbi 34.000 denarë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në kohën e krizës më të madhe energjetike, siç theksoi Kryeministri, kemi vitin më të mirë deri më tani që nga ekzistenca e ZZHTI-ve, 2022, sipas mbështetjes së kompanive nga Plani i Rritjes Ekonomike, dhe punonjësit kanë paga dinjitoze.

“Në këtë kontekst, dua të theksoj se vitin 2022 e mbyllëm me 2300 vende të reja pune, mbi 430 milionë euro investime të reja dhe në tetor të vitit të kaluar tejkaluam kufirin më të lartë të eksportit prej tre miliardë eurosh, që ishte rezultati më i lartë i mëparshëm, rezultat i arritur në vitin 2021. 16.300 qytetarë tanë punojnë në kompani në zonat industriale.

Gjithashtu është t'u përshëndetur është edhe fakti që Qeveria arriti të ndryshojë perceptimin e investitorëve të huaj për zonat tona si destinacion për fuqi punëtore të lirë, të imponuar nga qeveria e mëparshme. Tani investitorët e huaj vendosin të investojnë në Maqedoninë e Veriut, jo për shkak të pagave të ulëta të punonjësve, por për shkak të kushteve të tjera të favorshme për biznesin që i ofrojmë si shtet. Sigurisht që këtu hyn në lojë edhe cilësia e potencialit të punës që e kemi, si dhe mbështetja financiare që ne e ofrojmë sipas konceptit të ri”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Krahas rezultateve të suksesshme në ZZHTI, në vitin 2022, siç bëri me dije Kryeministri, janë paguar 23 milionë euro rekord për 410 kompani sipas Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve.

“Vetëm krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit kemi një rritje prej 79 për qind të mbështetjes financiare të paguar nga 12.9 milionë në 23 milionë euro. Kjo është mënyra se si ne mbështesim kompanitë për të rritur konkurrencën e tyre, përmes futjes së teknologjive të reja, proceseve të reja të prodhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm dhe, natyrisht, krijimit të vendeve të reja të punës dhe më mirë të paguara. Në vitin 2021 këto kompani kanë hapur 2000 vende të reja pune dhe në total punësojnë 27500 punonjës në vend. Dhe këtë vit përkrahja do të vazhdojë”, tha Kryeministri Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.