Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Gostivar realizoi një takim të shkurtër me kryetarin e komunës Arben Taravari. Kryeministri dhe kryetari i komunës folën për sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit dhe rëndësinë e mbështetjes që Qeveria ofron për stabilizimin e komunave në mënyrë që ato të kryejnë me sukses përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.
Qeveria po ndërton një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiar të komunave. Qëllimi i Qeverisë është t'u ofrojë qytetarëve shërbime cilësore dhe qasje në to pavarësisht se ku jetojnë. Në takim, Kovaçevski dhe Taravari konfirmuan edhe një herë përkushtimin e tyre për konsolidimin dhe bashkimin e të gjitha partive politike progresive që janë në favor të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Kovaçevski theksoi se gjëja më e rëndësishme për Qeverinë është të sigurojë një të ardhme proesperuese për të gjithë qytetarët, sepse ata meritojnë të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së.