Kovaçevski: Ndërtohet kopsht modern në sipërfaqen më të madhe deri më tani, kopshti i parë në komunën Qendër pas gjysmë shekulli, kjo është përkujdesje e dëshmuar!

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me kryetarin e komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, vizitoi   lokacionin ku kryhen punimet ndërtimore të kopshtit për fëmijë “Prolet”, që ndërtohet në lagjen me të njëjtin emër Prolet, në komunën Qendër  në Shkup.

“Ky kopsht, që ndërtohet këtu në lagjen Prolet, me standarde më moderne, është kopshti i parë që  ndërtohet në komunën Qendër të Shkupit, për më tepër se gjysmë shekulli. Ky kopsht ndërtohet  në sipërfaqen më të madhe të destinuar për çerdhe, deri më tani në vend. Vetëm këto dy fakte mjaftojnë për të parë dallimin – që do të thotë në fokus të jenë  nevojat e qytetarëve, dhe  jo nevojat personale dhe partiake, si në një kohë tjetër, që fatmirësisht është pas  të gjithëve. Komuna e Qendrës ka dëshmuar kur ka qenë vend, ku në vend të kopshteve të tilla ngriheshin  monumente, stiropor, shelgje të thara, palma etj. Nuk e di se çfarë ka mbetur nga kjo, nëse vini për të parë në ndërtesën e Qeverisë, po rrënohet stiropori, shelgjet janë tharë, ndërsa monumentet mbeten për të dëshmuar për kohën e Maqedonisë së izoluar. Dhe çfarë do të thotë kur paratë u drejtohen qytetarëve, dhe jo në investimeve që nuk janë në favor të askujt.  Kjo është ajo – që do të thotë një investim prej rreth 2.5 milionë euro për kopshtin e parë për fëmijë që po ndërtohet pas 50 viteve në komunën e Qendrës, në kryeqytetin e vendit. Pra, ndërtimi i një kopshti në sipërfaqen më të madhe ndonjëherë, mbi 3.200 metra katrorë. Kapaciteti për kujdesin e fëmijëve në kopsht është për 150 fëmijë nga kjo komunë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në deklaratë.

Në terren ku po ndërtohet kopshti është konstatuar se deri më tani janë kryer 40 për qind e punimeve të ndërtimit dhe sipas njoftimit po ndërtohet një kopsht modern sipas të gjitha standardeve moderne: me 9 klasa; me një sipërfaqe të planifikuar të gjelbër rreth 2000 metra katrorë; me një kënd lojrash në natyrë ku mund të aksesojnë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe me ashensor për personat me invaliditetdhe me pengesa gjatë lëvizjeve, me cka bëhet kujdes në gjithëpërfshirjen në procesin arsimor; me kuzhinë vetëm për nevojat e kopshtit, në mënyrë që fëmijët të marrin ushqim të freskët dhe të shëndetshëm; hapësirë për mjekun me mundësi izolimi të fëmijës, nëse është e nevojshme nga pikëpamja shëndetësore; me hapësirë për bashkëpunëtorë profesionistë.

“Me këtë përsfshirje të ndërtimit zgjidhet një problem i madh dhjetëvjeçar për prindërit e lagjes Prolet, të cilët deri më tani duhet të gjenin mënyra për t'i çuar fëmijët në kopshtet e lagjeve fqinje. Dhe plani është, siç paralajmëroi kryetari Gerasimovski, të ndërtohet një kopsht tjetër në afërsi të vendbanimit Prolet - në Mëhallën Maxharri, e cila do t'i plotësojë plotësisht nevojat për përkujdesje të fëmijëve nga kjo zonë në komunën Qendër", shtoi Kryeministri Kovaçevski.

Për këtë arsye, Kryeministri Kovaçevski e përshëndeti punën e kryetarit Goran Gerasimovski, duke vlerësuar se ai, sikurse Qeveria, prioritet i së cilës janë nevojat e qytetarëve, punën e Komunës Qendër e orienton drejt krijimit të kushteve për cilësi më të mirë të jetës për qytetarët.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ka sqaruar se projekti është bërë i mundur me rishikimin e Planit Detaj Urban, me të cilin në vendin ku tani po ndërtohet çerdhe është paraparë ndërtimi i objektit të vetëqeverisjes lokale.  “Objekti i vizatuar është fshirë dhe është zëvendësuar me këtë institucion të bukur arsimor parashkollor për fëmijë”, tha Kryetari Gerasimovski në një deklaratë.

Në deklaratën e tij, Kryeministri Kovaçevski përkujtoi se vetëm gjysmë muaj më parë, në kuadër të aktiviteteve të Qeverisë për ndërtimin dhe rindërtimin e kopshteve, është hapur kopshti i parë në fshatin Volkovë të komunës Gjorçe Petrov të Shkupit dhe Qeveria është e angazhuar për ndërtimin dhe rikonstruksionin e kopshteve në të gjithë vendin.

Në terren ku po ndërtohet kopshti është konstatuar se deri më tani janë kryer 40 për qind e punimeve të ndërtimit dhe sipas njoftimit po ndërtohet një kopsht modern sipas të gjitha standardeve moderne: me 9 klasa; me një sipërfaqe të planifikuar të gjelbër rreth 2000 metra katrorë; me një kënd lojrash në natyrë ku mund të aksesojnë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe me ashensor për personat me invaliditetdhe me pengesa gjatë lëvizjeve, me cka bëhet kujdes në gjithëpërfshirjen në procesin arsimor; me kuzhinë vetëm për nevojat e kopshtit, në mënyrë që fëmijët të marrin ushqim të freskët dhe të shëndetshëm; hapësirë për mjekun me mundësi izolimi të fëmijës, nëse është e nevojshme nga pikëpamja shëndetësore; me hapësirë për bashkëpunëtorë profesionistë.

“Me këtë përsfshirje të ndërtimit zgjidhet një problem i madh dhjetëvjeçar për prindërit e lagjes Prolet, të cilët deri më tani duhet të gjenin mënyra për t'i çuar fëmijët në kopshtet e lagjeve fqinje. Dhe plani është, siç paralajmëroi kryetari Gerasimovski, të ndërtohet një kopsht tjetër në afërsi të vendbanimit Prolet - në Mëhallën Maxharri, e cila do t'i plotësojë plotësisht nevojat për përkujdesje të fëmijëve nga kjo zonë në komunën Qendër", shtoi Kryeministri Kovaçevski.

 


 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me kryetarin e Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, ishin në vendin ku po kryhen punimet e ndërtimit të çerdhes së re “Prolet”, i cili po ndërtohet në lagjen me të njëjtin emër Prolet në komunën Qendër të Shkupit.

Më poshtë deklarata e plotë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski:

“Ky çerdhe, që po ndërtohet këtu në lagjen Prolet, po ndërtohet sipas standardeve më moderne, është kopshti i parë që do të ndërtohet në komunën Qendër të Shkupit, pas gjysmë shekulli e më tepër.

Ky kopsht po ndërtohet në një sipërfaqen më të madhe të destinuar për çerdhet  në vend deri më tani.

Mjaftojnë vetëm këto dy fakte për të parë ndryshimin, që do të thotë se po fokusohemi në nevojat e qytetarëve, jo në nevojat personale dhe partiake si në  kohë më para, që për fat të mirë ka ngelur pas të gjithëve.

Komuna e Qendrës e ka dëshmuar kur ka qenë një vend të çerdheve të tilla ku janë ngritur monumente, stiropore, shelgje, palma etj. Nuk e di se çfarë ka mbetur nga kjo, nëse vini për të parë në ndërtesën e Qeverisë, stiropori po prishet, shelgjet janë tharë, dhe monumentet mbeten për të dëshmuar për kohën e Maqedonisë të izoluar. Çka do të thotë kur paratë i drejtohen qytetarëve, dhe jo investimeve që nuk i sjellin dobi askujt.

Kjo do të thotë një investim rreth 2.5 milionë euro për kopshtin e parë që po ndërtohet pas 50 vjetësh në komunën e Qendrës, në kryeqytetin e vendit.

Pra, ndërtimi i një kopshti në një sipërfaqe më të madhe deri më tani, mbi 3200 metra katrorë. Kapaciteti për kujdesin e fëmijëve në çerdhe është për 150 fëmijë nga kjo komunë.

Bëhet fjalë nga kjo që mundë të shihet në terren dhe sipas njoftimeve, bëhet fjalë për një kopsht modern që po ndërtohet sipas të gjitha standardeve moderne: me 9 klasa; një sipërfaqe të gjelbër të planifikuar rreth 2000 metra katrorë; me një kënd lojërash në natyrë ku mund të aksesojnë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe me ashensor për personat me invaliditet dhe me aftësi të kufizuara për lëvizje, me çka bën kujdes në procesin edukativo arsimor. Do të ketë edhe kuzhinë vetëm për nevojat e kopshtit, në mënyrë që fëmijët të marrin ushqim të freskët dhe të shëndetshëm. Do të ketë dhomë mjeku me mundësi izolimi të një fëmije nëse është e nevojshme nga pikëpamja shëndetësore. Do të ketë një dhomë për bashkëpunëtorët profesional.

Me këtë projekt ndërtimi, zgjidhet një problem i madh dekadash i prindërve të lagjes së Proletit, të cilët deri më tani duheshin të gjenin mënyra tjera për t'i çuar fëmijët e tyre në kopshtet në lagjet fqinje.

E përshëndes punën e kryetarit të komunës Goran Gerasimovski, si dhe Qeveria prioritet i ka nevojat e qytetarëve dhe punën e Komunës Qendër e orientoi drejt krijimit të kushteve për një jetë më cilësore për qytetarët.

Shohim që ndërtimi është duke përparuar dhe deri më tani janë kryer 40 për qind e punimeve të ndërtimit dhe pritshmëritë janë që kopshti të përfundojë diku në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Plani është, siç paralajmëroi edhe kryetari Gerasimovski, afër vendbanimit Prolet - në Maxhir Maalo, të ndërtohet edhe një çerdhe tjetër, e cila do t'i plotësojë plotësisht nevojat e fëmijëve edhe nga kjo zonë në komunën e Qendrës.

Po ju kujtoj se ne si Qeveri vetëm para gjysmë muaji hapëm, gjithashtu kopshtin e parë për fëmijë në vendbanimin Volkovë të komunës së Gjorçe Petrovit.

Bëhet fjlaë për hapjen e kopshteve nëpër lagje të kryeqytetit për herë të parë, Aty ku ku po hapim kopshte, deri më tani nuk është ndërtuar e as hapur asnjë çerdhe.

Qeveria është e angazhuar për ndërtimin e kopshteve në të gjithë vendin.

Me ndërtimin e çerdhes në Vollkovë, nga viti 2017 e deri më sot janë hapur apo rikonstruktuar gjithsej 76 çerdhe në mbarë vendin, që mbulon 5650 fëmijë.

Vetëm vitin e kaluar, si Qeveri, kemi rritur ambientet e kujdesit për fëmijët në kopshte për mbi 1000 fëmijë.

Për këtë vit 2023 po planifikojmë ndërtimin, zgjerimin apo përshtatjen, përveç kësaj edhe 20 kopshte të reja në vend.

Me gjithë këto investime në kopshte, krijohen kushte për punësime të reja në procesin edukativo arsimor.

Ja ky është kujdesi i vërtetë për fëmijët, për më të vegjlit dhe më të dashurit tanë dhe për të gjithë qytetarët, se si duket në vepër.

E përgëzoj kryetarit, komunës së Qendrës, këshilltarët e qytetarëve të Komunës Qendër dhe natyrisht i uroj punë të mëtutjeshme dhe të suksesshme në përfundimin e këtij objekti. "