"Duke filluar nga muaji prill, paga minimale në vend do të rritet për 2.175 denarë dhe nga 18.000 do të rritet në 20.175 denarë”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas përfundimit të sotëm dhe Këshilli Ekonomik-Social, në të cilin u mor vendimi për rritjen e pagës minimale në vend. Ashtu siç premtuam, e realizuam premtimin.
“Kjo do të thotë një rritje prej 12% e pagës minimale bazë”. Çdo punëtor do ta marrë këtë pagë minimale muajin e ardhshëm. Sipas Ligjit për punonjësit administrativ i cili është i harmonizuar me Ligjin për pagën minimale, kjo do të thotë se pagat e 27 mijë punonjësve do të përshtaten në mënyrë lineare, si dhe në sektorët e tjerë në të cilët ligjet janë të harmonizuara me Ligjin për pagën minimale.
Ky vendim tregoi se me zgjidhje sistematike po ndërtohet një partneritet real mes sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë, dua t'i përgëzoj të gjithë përfaqësuesit dhe se kjo është mënyra për të rritur edhe pagat edhe standardin e qytetarëve”, tha Kryeministri Kovaçevski.